Eoin Colfer

Artemis Fowl dhe semundja e Atlantides

Eoin Colfer ka lindur dhe është rritur në Wexford, në juglindje të Irlandës. Se si ka ndodhur që ai të shndërrohet në biografin zyrtar të Artemis Fowl-it, ende vazhdon të mbetet një mister. Colfer-i vazhdon të këmbëngulë duke thënë se ishin avokatët e Fowl-it ata që ia bënë këtë ofertë. Nga ana tjetër, Artemis Fowl-i betohet se nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë të përmendej ky njeri, deri në ditën kur të dy emrat e tyre u shfaqën në kopertinën e biografisë së tij të paautorizuar. Flitet se disa vite më parë ata të dy janë takuar në labirintet e fshehta të Kështjellës së Dublinit. Askush nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur aty, nëntokë, por burime pranë Colfer-it pohojnë se, pasi u kthye nga ai takim, flokët i kishte ngjyrë gri dhe nuk i kishte mbetur asnjë dyshkë në xhepa. Gjithsesi, i pëlqen Artemisit apo jo, biografitë e shkruara nga Colfer-i kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe janë ngjitur në majat e klasifikimeve në të gjithë botën dhe kanë fituar një numër të madh çmimesh. Colfer-i vazhdon të jetojë diku në Irlandë, por nuk pranon të tregojë adresën e tij të saktë, sepse nuk ka asnjë dëshirë të ndeshet përsëri me Artemisin apo truprojën e tij, Kryeshërbëtorin.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Eoin Colfer

Eoin Colfer lindi në Wexford , Irlandë. Ai u njoh në mbarë botën në 2001, kur u botua libri i parë Artemis Fowl dhe u bë bestselleri në New York Times , siç vazhdoi edhe me tej.Ndër veprat e tjera të tij të njohura janë Half Moon Investigations , The Wish List , The Supernaturalist , dhe një seri Legends të Eoin Colfer. Në Janar 2008, Colfer publikoi një libër të titulluar Airman , një tjetër nga best sellerat . Deri më tani, më shumë se gjysma e librave të tij kanë arritur në listën e New York Times të paktën një herë.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Artemis Fowl dhe semundja e Atlantides”