Andon Z. Cajupi

Baba Tomorri dhe vjersha te tjera

Vepra “Baba Tomorri” është një lirikë shoqërore. Në këtë vepër, me një ligjeratë poetike, fillon periudha e re në letërsinë tonë, atë të procedimit realist dhe kështu shkëputet nga romantizmi (Rilindja). Temën shoqërore Çajupi e zgjeron në veprën “Baba Musa Lakuriq”. Në veprat me tematikë shoqërore ai trajton kurbetin i cili ishte plaga më e rrezikshme për shqiptarët në shek. XX sepse krijonte një psikologji specifike te njerëzit që largoheshin, por edhe te ata që kishin ngelur në shtëpi në pritje të kurbetçinjëve.Andon zako cajupi hapej ne librat e tij.N. Ai duke e njohur mirë temën e kurbetit, i ndikuar madje edhe nga letërsia popullore shkroi poezinë “Kurbeti”. Përmes kësaj balade popullore, zbulon faktorët e jashtëm dhe të brendshëm të këtij fenomeni. Sipas tij kurbeti është rrugë e njëkahshme, fati i kurbetçinjëve është tragjik. Tragjikja shprehet me atë se largohen nga familja dhe vendlindja duke krijuar trauma te vetja dhe te të tjerët. Flet për atë se sado që të fitojë materialisht dhe intelektualisht ai (kurbetçiu) prapë ka humbur se shkakton tragji morale, psikike dhe fizike në familje dhe kjo humbje nuk kompensohet me asgjë.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Andon Z. Cajupi

U lind në Sheper të Zagorisë,[2] i biri i Harito Zakos, një tregtari duhani i cili punonte në Kavalë dhe Egjipt. Andon Zako, i njohur më vonë me emrin letrar Çajupi marrë nga emri i një mali në krahinën e Zagorisë,[3] mori mësimet fillore në shkollën greke në Nivan të Zagorisë.[4] Më 1882 u vendos në Aleksandri, ku studjoi frëngjisht për pesë vite tek Sainte Catherine des Lazaristes.[4] Gjatë qëndrimit të tij në Aleksandri u takua me mjaft avoketër të huaj, që i dhanë bindjen të vazhdonte studimet për jurisprudencë në Zvicër,[5] ku Çajupi shkoi më 1887 dhe vazhdoi studimet për pesë vite në këtë disiplinë. Atje takoi bashkëshorten e tij të ardhshme, Eugjeninë, me të cilën pati një djalë, Stefanin. Nga viti 1892 vdiq Eugjenia, që për të qe humbje tragjike.[4]
Patriotë të kolonisë shqiptare në Egjipt homazhe në varrin e Andon Zako Çajupit në Kajro në 21 vjetorin e
vdekjes (11 korrik 1930-11 korrik 1951).Në këtë përkujtim veprimtari i shquar për çështjen kombëtare shqiptare,patrioti lushnjar Qerim Haxhiu mbajti një fjalim mbi jetën dhe veprën e Andon Zako Çajupit.
U kthye në Egjipt ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare, duke u bërë një ndër figurat qendrore të kolonisë shqiptare në atë vend.[2] Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat.[4][2] Karriera juridike mori fund për shkak të një gabimi strategjik që bëri duke mbrojtur një shoqëri franceze kundër interesave të princit të Egjiptit, më pas iu përkushtua letërsisë.[4] Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj, e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë "Vëllazëria" me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi "Shoqërinë e Miqve", e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu.
Veprat.
• Baba Tomorri që ndahet në tri pjesë: dashuria, atdheu dhe përralla të vërteta dhe të rreme' (Kajro, 1902)
• Dhjata e vjetër e shfaqur ose Baba Musa lakuriq - satirë
• Burri i dheut - tragjedi (1908)
• Pas vdekjes - komedi
• 14 vjec dhëndër -komedi

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Baba Tomorri dhe vjersha te tjera”