Fatos Kongoli

Genjeshtarë të vegjël

(2 pershtypje degjuesish)

Shkrimtari ynë i mirënjohur Fatos Kongoli vjen me romanin e radhës “Gënjeshtarë të vegjël”. Është një aventurë kryeqytetase e protagonistit të librit, Alpinit ose Alpit siç e thërrasin, një i ri me origjinë nga fshati.

Aventurë që zgjat plot dymbëdhjetë vjet, në kërkim të një ekzistence të re, në fillim si student, më pas i punësuar në një nga ndërmarrjet e mëdha të kryeqytetit. Në kërkim gjithashtu të qenies ideale të ëndrrave të tij, një vajze që nuk e njeh, nuk e ka takuar kurrë, por që e përfytyron si një qenie me “bonsens”.

Në këtë rrugëtim atij i shfaqen njëra pas tjetrës Viola, më tej Rovena, në fund Ema. Dashuritë e zhdukura nëpër botë pa lënë gjurmë të protagonistit. Edhe në këtë roman të ri, përmes një proze që të mbërthen nga fillimi në fund, Kongoli shpalos mjeshtërisht një tablo të realitetit të sotëm shqiptar.

Një realitet i egër, me problemet e shumta dhe kontrastet e thella. Individi i zakonshëm është tepër i dobët, pothuaj i pambrojtur në këtë realitet, në mëshirë të më të fuqishmëve. Po kush janë gënjeshtarët e vegjël?

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Info rreth Autorit
Author Picture

Fatos Kongoli

Fatos Kongoli lindi më 12 janar 1944 në Elbasan, është shkrimtar dhe matematikan shqiptar. Kongoli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri". Është autor i një vargu librash. Librat e Kongolit janë botuar në disa vende të botës. [nevojitet citimi]. Është fitues i çmimit dërkombëtar "Balkanika"[nevojitet citimi]. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri "Penda e Artë" (2004)[nevojitet citimi]. Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin "Shkrimtari i vitit" për vitin 2006, ndërsa romani "Lëkura e qenit", përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani [nevojitet citimi]. Ne vitin 2016 eshte shpallur "Shkrimtari me i mire i vitit", nga Fondacioni Kulturor "Harpa". Romani "Gënjeshtarë të vegjël" e shpalli atë Autor të vitit 2019 në dy panaire ndërkombëtarë libri, në Fier dhe në Prishtinë.

Përshtypjet (2)

2 përshtypje për Genjeshtarë të vegjël

  1. Bledi Hebeja

    Bukur…

  2. Rili Ilir

    Një libër i bukur që prek plagën e emigrimit që po na i merr njetzit më të shtrejtë, por ka prekur edhe dukuri të tjera negative të shoqërisë tonë. Ndërsa Agim Xheka edhe pse një komunist i pashërueshem mbetet një zë i veçantë radiofonik.

Shto një përshtypje