Hillary Rodham Clinton

Historia e jetes sime

(1 përshtypje)

Hillary Rodham Clinton është e njohur për qindra milionë njerëz në mbarë rruzullin. Megjithatë, përveç miqve të ngushtë dhe familjes së saj, të paktë janë ata që e kanë dëgjuar përshkrimin e udhëtimit të saj të jashtëzakonshëm. “Historia e jetës sime” është një jetëshkrim i shkurtër, që shpalos jetën e saj gjatë viteve që kaloi në Shtëpinë e Bardhë. Ky libër është gjithashtu kronika e historisë që jeton me Bill Klintonin, një aventurë më shumë se tridhjetëvjeçare mes dashurisë dhe politikës, që i mbijetoi tradhtisë personale, hetimeve të pafundme të palëve dhe shqyrtimit të vazhdueshëm e të hollësishëm nga ana e publikut.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Hillary Rodham Clinton

Hillary Diane Rodham Clinton e lindur më 26 tetor 1947 është ish-Sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane, dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 2001. Gjithashtu, ajo ka qenë kandidatja e parë femër e nominuar nga një parti mazhorante(demokratike)si dhe e vetmja Zonjë e Parë që kandidon për post publik. Nga viti 2009 deri në vitin 2013, ajo ishte sekretarja e 67-të e SHBA, duke qenë nën presidencën e Barack Obamës. Ajo përfaqësoi herët Nju Jorkun në Senatin amerikan gjatë vitit (2001-2009). Gjithashtu, si gruaja e Presidentit Bill Clinton, ajo ka qene Zonja e Parë nga viti 1993 deri në vitin 2001 Në zgjedhjet e vitit 2008, brenda partisë,Clinton ishte një kandidate kryesore për zgjedhjet presidenciale. Zonja Clinton është e admiruar në gjithë botën, dhe jo vetëm brenda SHBA.

Përshtypjet (1)

1 përshtypje për Historia e jetes sime

  1. Ardijan Reka

    “Nëse ndonjëher do t’ gjykohemi para t’plotfuqishëmit, n’mes të shumë pyetjev që do t’na bëhen, me siguri se e para do t’ishte se, çka kemi bërë dhe si e kemi përdorë krejt Kohen dhe talentin që na u ka dhuru”.

    HRC

Shto një përshtypje