Aleksandër Dyma

Konti i Monte Kristos Vëllimi 1

Është viti 1815. Luigji XVIII ka hipur përsëri në fron, por ai përplaset me opozitën, të cilën perandori Napoleon, i internuar në ishullin e Elbës, mendon ta shfrytëzojë. Në Marsejë, ku mbretëron përçarja civile, është çasti më i volitshëm për larje hesapesh politike dhe vetjake. Kështu, marinari Edmond Dantes, në prag të martesës, e sheh papritur veten të arrestuar dhe të burgosur në kështjellën e Ifit, pa e ditur arsyen… Botuar më 1844-1846, Konti i Monte Kristos njohu një sukses, që nuk është shuar kurrë, duke u bërë kështu një nga veprat më popullore të letërsisë botërore. Abati Faria, arratia e pangjarë ndonjëherë, thesari me të cilin do të shpërblehen miqtë dhe do të ndëshkohen tradhtarët, fati përrallor i Edmond Dantesit; kanë thjeshtësinë dhe forcën e miteve të mëdha. Rrëfimtar mahnitës, si në aksionin e veprës ashtu edhe në dialogët e saj, Dumasi na rrëmben me vete pa na lënë të mbushemi me frymë: nga kabineti i Luigjit XVIII në Mesdheun e kontrabandistëve, nga ishujt e Toskanës në katakombet e Romës, pastaj në sallonet parisiane ku konti misterioz i Monte Kristos përgatit hakmarrjen e tij…

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Aleksandër Dyma

Alexandre Dumas ose Aleksandër Dyma - babai (Alexandre Dumas père) - 24 korrik 1802 – 5 dhjetor 1870) ishte shkrimtar i njohur franko-algjerian dhe autor i disa kryeveprave të letërsisë si "Konti i Monte Kristos" dhe "Tre Muskutjerët".

Kohët e fundit sipas studjuesit Luan Rama, Paris një dorëshkrim i vjetër i shkrimtarit francez Aleksandër Dyma ka bërë të flitet sërish për Shqipërinë dhe shqiptarët. Bëhet fjalë për romanin e tij Ali Pasha, i cili është botuar dikur në gazetën e tij L’Indipendente. Dyma ishte një nga miqtë e afërt të Garibaldit dhe është e vërtetë që ai e ndihmoi atë jo vetëm më armë, por dhe përmes penës së tij të fuqishme, duke i bërë jehonë përpjekjeve të heroit italian për bashkimin e Italisë.

Ngjarjet në brigjet e Jonit dhe të Adriatikut do të tërhiqnin vëmëndjen e shkrimtarit të madh dhe dhe ai filloi të interesohej jo vetëm për fatin tragjik të Ali Pasha , por dhe për historinë heroike të suljotëve, shqiptarëve të jugut, apo fatit të vetë Shqipërisë, për të cilën, ai ishte gati të vihej në luftë.

Duke bërë një përshkrim të historisë shqiptare, Dyma flet me një simpati të veçantë për shqiptarët si popull. “Hakmarrja dhe dashuria janë pasionet thelbësore të shqiptarëve, - shkruan ndër të tjera ai. Si dhe zviceranët, shqiptarët janë njerëz të gëzuar dhe ashtu si ata, janë besnikë gjer në vdekje.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Konti i Monte Kristos Vëllimi 1”