Milazim Krasniqi

Kosova fatkeqe

Kosova vazhdon të jetë fatkeqe edhe si shtetIpavarur ndanëse jo si në të kaluarën kur ishte kotoni. Ajo vazhdon të jetë fatkeqe, eepse ende është peng i mitlt imperial serb për Kosovën si “tokë e shenjte, serbe” dhe “Jerusalem serb”, me të gjitha konsekuencat që ka kjo mitologjl agresive, e shndërruar në doktrinë religjioze dhe në politikë shtetërore. Por, Kosova vazhdon të jetë fatkeqe edhe në pLanin e brendshëm, sepse lufta primrtive për pushtet dhe zhvatje e partive politike po e degradon dhe po e shfytyron lirinë e sal. Natyrisht Kosova është fatkeqe edhe në planin ndërkombëtar, sepse është e ekspozuar ndaj diss niveleve të pushteteve civile dhe ushtarake [UNMIK, KFDR, EULEX, Gjykata Speciale] të cilat janë të çakorduara dhe r¦vale ndermjet vete e në dem të pavarësisë e zhvillimrt të Kosovës. Me gjithë atë mbikëqyrje e prezencë ndërkombëtare, Kosova nuk është e pranuar si shtet nga DKB-ja, as nga 8E-ja, as nga 0S8E-ja, as nga NATO-ja. Kosova është një figurë oksimoroni, me konotime të kundërvënë e absurde- për Serbinë është “tokë e shenjtë serbe”, për shqptarët, e postpavarësisë është shndërruar në një “lope mjelëse’, për ndërkombëtarët është një krizë ndërkombë,tare, që duhet të menexhohet, mundësisht duke u mbajtur në jostabilitet permanent, por të kontrolluar Me një fjalë, fatkeqësia e Kosovës është disaplanëshe.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Milazim Krasniqi

Profesor i asocuar i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi udhëheq Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin Filologjik, aty ku në vitin 2004 ka fituar titullin e doktorit të shkencave filologjike. Themelues i Institutit të Medies, redaktori i parë i zhurnalit “Media”, Krasniqi ka shërbyer edhe si anëtar i Bordit të Drejtorëve të Radiotelevizionit Publik të Kosovës (2001-2009) dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (2008-2010.)
Një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtor i afërt i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Krasniqi është një ligjërues, poet, romansier, dramaturg, publicist dhe komentues politik. Për mbi dhjetë vite ai ka shërbyer si sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kryeredaktor i revistës “Fjala” dhe “Interesi Nacional”, redaktor përgjegjës i gazetës ditore “Bota Sot” dhe kolumnist i rregullt i gazetave dhe revistave të ndryshme. Disa vite ka qenë edhe bashkëpunëtor i rregullt i Radios Evropa e Lirë, emisionet në gjuhën shqipe.
Disa nga mbi 30 librat e tij që përfshijnë poezinë, romane, drama, studime dhe publicistikë, janë: Letërsia dhe besimet fetare, Soneti në poezinë shqipe, Islami i keqkuptuar dhe fatkeqësia botërore , Fotografitë e kujtimeve, Rulet rus për Ali Pashën, Monedha e Gentit, Nacionalizmi shqiptar, E kujt është kjo kulturë. Krasniqi është autor edhe i teksteve universitare Hyrje në Gazetari dhe Ekskomunikimi si histori e fshehur dhe mentor i shumë studentëve të nivelit Master dhe PhD. Ka një numër të punimeve akademike të botuara nëpër zhurnalë të shumtë vendor dhe ndërkombëtar përfshirë: Media dhe Seminari - Universiteti i Prishtinës, Sarajevske Sveske - Sarajevë, Vizione-Shkup, Vjetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, etj. Ai ka prezantuar kumtesa në sesione të ndryshme shkencore si në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në Universitetin Sakarya–Turqi, Universiteti UFO –Tiranë, etj.
Si komentues politik ai ka qenë i ftuar shumë herë në programe dhe debate televizive.
Milazim Krasniqi, në kuadër të veprimtarisë së tij, studion edhe fenomene të ndryshme me të cilat shoqëria kosovare përballet, ndër to, edhe gjendjen e mediave në Kosovë dhe mendimet e tij i shpreh pos nëpër libra, edhe në blogje personale.
Krasniqi jeton në Prishtinë me të shoqen Edibe Krasniqin, me të cilën ka tre fëmijë.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Kosova fatkeqe”