Nexhat Ibrahim

Kujtime

Kujtime përplot me dhimbje, sakrifica, burgosje por edhe punë të palodhshme të një figure të rëndësishme në historinë e mendimit aktual islam shqiptar

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Nexhat Ibrahim

Nexhat Ibrahimi u rrit në një familje autoritative hoxhallarësh me ndjenja fetare dhe atdhetare. Shkollën fillore e kreu në Opojë e Prizren, kurse Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë gjatë viteve 1974-1979. Gjatë viteve 1980-1984 i kreu studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë.
Krahas mësimeve angazhohej edhe me aktivitete politike ilegale, kështu që më 03. 12. 1981 u burgos në Sarajevë, por Shërbimi Sekret Jugosllav nuk arriti të tubojë prova të duhura, kështu që pas 60 e disa ditëve në Burgun Qendror të Sarajevës u lirua nga dënimi i mëtutjeshëm. Akuzohej për pesë vepra klero-nacionaliste e irredentiste. Si pasojë e burgosjes ishte çregjistrimi nga Fakulteti i Orientalistikës në Prishtinë, ku ishte regjistruar me korrespondencë. Edhe disa herë të tjera është marrë në biseda informative nga Sigurimi shtetëror jugosllav, sikur më 1983 me rastin e arrestimit të grupit të Alija Izetbegoviqit në Sarajevë, pastaj disa herë gjatë viteve 1987-2002 etj.
Pas përfundimit të shërbimit ushtarak të Kroaci, në vitin 1987 u punësua si sekretar në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren. Më vonë u delegua në Kuvendin e Bashkësisë Islame të Kosovës, u zgjodh anëtar i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Jugosllavisë në Sarajevë dhe u zgjodh për kryetar të Kryesisë së Shoqatës së Ulemave të Kosovës në Prishtinë. Gjer sa ishte në këto funksione edhe u arrestua më 14. 12. 1992 nga Sigurimi Shtetëror Jugosllav, ku u dënua nga Gjykata e Qarkut në Prizren me tetë vjet burg. Këtë dënim Gjykata Supreme në Beograd ia zbriti në shtatë vjet. Dënimin e vuajti në burgun e Prizrenit, të Dubravës së Istogut dhe atë të Zajeçarit në Serbi. Nexhat Ibrahimi pas vuajtjes së dënimit më 15. 12. 1999 u kthye në gjirin familjar. Ai vazhdoi të punojë si sekretar në Bashkësinë Islame të Prizrenit për 10 vite tjera, derisa më 1 shtator 2009, kaloi si profesor i lëndës së Akaidit në Medresenë e Mesme Alauddin në Prizren.
Nexhat Ibrahimi jeton në Prizren. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Kujtime”