Lew Nikolajewitsch Tolstoi

Lufta dhe paqja Vëllimi 1

Mbështetur mbi një stil jete aristokratike që tashmë kish filluar të zhdukej gjatë kohës që Leo Tolstoi shkroi librin e tij në vitet 1860, libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjet vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të mirërealizuara. Tregimi pasqyron përballjen e një gjeneratë me ndryshimin, i cili i bën disa që të luftojnë për të mbrojtur strukturën ekzistuese edhe me jetët e tyre, ndërsa të tjerë e kuptojnë se mënyrat e vjetra po zhduken.Pjesërisht leksione historie, pjesërisht romancë e mrekullueshme, pjesërisht revizionizëm betejash, dhe pjesërisht leksione filozofie, Lufta dhe Paqja vazhdon të mbërthejë gjenerata të tëra lexuesish të cilët joshen me tregimin mbërthyes dhe kuptimin e qartë dhe inteligjent të shpirtit njerëzor.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Lew Nikolajewitsch Tolstoi

Leon Nikollajeviç Tolstoj, autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse. Në vitin 1910, në vitin e 81 të jetës, Leon Tolstoj e lëshoi shtëpinë dhe vdiq në rrugë, në stacionin Astapovo. Përse fundi i jetës së këtij autori të madh qe kaq i dëshpërueshëm dhe i dhembshem dhe ku qe nisur Tolstoji kur e braktisi shtëpinë?

Me 1863 Mbaron novelen “Kozaket” qe e kishte filluar shum koh me parë dhe po ne ket vit boton novelen tjeter me titull “Polikushka”.

Duke qenë në një gjendje te tillë lulzimi të forcave te tij ai fillon më 1864 punën e madhe dhe të gjatë të shkrimit të veprës së madhe Lufta Dhe Paqja, që e përfundon në vitin 1869. Pas përfundimit të kësaj vepre ai mendon për krijim e një vepre historike, por shpejt ndërron mendimin dhe më 1873 fillon punën për shkrimin e veprës monumentale “Ana Karenina” të cilën e përfundon në vitin 1877.

Pas vitit 1909 në ditarin personal të Tolstoit shihen gjithnjë e më shpesh shënimet në të cilat shpreh qëllimin për tu larguar nga familja, me pretekstin e mosmarrëveshjeve me gruan e tij. Në mëngjesin e 28 tetorit të vitit 1910 largohet fshehurazi nga Jasnja Poliana dhe pas disa ditësh në 7 nëntor 1910 vdes në një stacion të vogël të Astrapovos . Varrimi i tij bëhet në një pyll afër Jasnja Polianas, pa lejen e kishës zyrtare.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Lufta dhe paqja Vëllimi 1”