Raul Montanari

Mbylli syte

Cfarë na mungon sot prej romaneve që kemi lexuar në rini? Mbase ajo hareja e zakonshme që na shoqëron pas një ngjarjeje të madhe, me personazhet e saj, deri në rrëqethjen apo përmallimin e faqes së fundit. Njëkohësisht triller dhe roman shoqëror mahnitës, zhytje në shtjellat e unit dhe mekanizëm i përsosur suspansi, Mbylli sytë na kthen kënaqësinë e një leximi magjepsës dhe me frymëmarrje të madhe. Në veri të Italisë një fshat dremit në bregun e një liqeni, në dukje i qetë, por që në të vërtetë gjendet në rrjedhën e një zemërimi të heshtur; konflikte racore, dobësi të parrëfyeshme. Dhe mbi të gjitha e gjithçka qëndrojnë marrëdhëniet intime me fuqinë e tyre të butë dhe shkatërruese, burim kryesor për t’i dhënë kuptim jetës së mërzitshme. Ky gjumë zhgënjyes përkund edhe ankthin e një krimi që ka ndodhur trembëdhjetë vjet më parë: përdhunimi dhe vrasja e një vajze të pafajshme. Heshtja thyhet kur në fshat rikthehet Andrea, që në kohën e krimit ishte konsideruar shkaktari i asaj poshtërsie. Rikthimi i tij rizgjon në ndërgjegjen e njerëzve kujtimin, duke e kthyer atë në një të tashme të pranishme ku gjallon vdekja. Një kërkim i së vërtetës, që do të zbulohet vetëm në fund me një tension që rritet nga çasti në çast, duke i lënë protagonistit mundësinë për t’u çliruar nga e kaluara dhe për të nisur një jetë të re. Një roman i mprehtë, me shfaqje melankolike, ku personazhet përshkruhen nëpërmjet dobësive të tyre, pasione, drama, fatkeqësi që i bëjnë akoma më të vërtetë duke nxjerrë në pah impulset më të errëta të shpirtit njerëzor. Liqeni është në sintoni të plotë me ngjarjet e rrëfyera: drita dhe mjegulla shprehin një refleksion të thellë rreth kuptimit të ekzistencës njerëzore dhe vlerave të saj. Një roman koral, një gremisje e shpirtit njerëzor nga çastet e dëlira deri në ligësinë e tij.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Raul Montanari

Pasi u transferua në Milano me familjen e tij, ai përfundoi studimet klasike në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë dhe u diplomua në Letërsi Antike dhe një master në Komunikimet Sociale.
Romani i tij i parë, Errësira gllabëron rrugën , botuar nga Leonardo , u botua në 1991. Në vitin 2008 ai botoi La prima notte (Baldini & Castoldi); libri zhvillohet brenda një nate, dhe është pothuajse tërësisht i përbërë nga një dialog midis një burri dhe një gruaje, me vëmendje të veçantë për personazhet në lidhje me komplotin, një trend i konfirmuar në zgjedhjen vijuese të Strane, nesër , fitues Çmimi 2010 Strega Giovani si dhe Çmimi Bari dhe Çmimi Siderno. [ nevojitet citim ] Sipas asaj që autori ka thënë në disa intervista, tema bazohet në një fakt që i ndodhi në të vërtetë (zbulimi i ditarit të braktisur nga një vajzë në një park të Milanos)[ pa burim ] . Më vonë, Montanari boton The Debutant (2011), një satirë e botës letrare italiane dhe Koha e pafajësisë (2012), një meditim mbi pamundësinë e shpëtimit të fatit.
Për teatër, ai përktheu Thyestes e Seneca , Edipi Rex dhe Edipi në Colonus e Sofokliu , dyfishtë Ëndrra e Arthur Schnitzler dhe Makbethi i Shekspirit . Ai ishte pedagog në Universitetin Katolik. Në Milano ai drejton një shkollë të shkrimit krijues .
Në vitin 2012, për të gjitha aktivitetet e tij ai u vlerësua me çmimin institucional të qytetit të Milanos ( Ambrogino d'oro ).
Në vitin 2015 ai botoi me Einaudi Stile Libero Il Regno degli amici , romani i parë i Montanarit i vendosur tërësisht në botën e adoleshentëve në të cilin mbeten të gjitha tiparet kryesore të rrëfimit të tij: shkrimi i shpejtë dhe i qetë, qendroriteti i komplotit dhe personazheve, tensioni në rritje, por me një humor gjithnjë e më i shënuar. [ nevojitet citim ] Historia vendoset në verën e vitit 82.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Mbylli syte”