Jane Shemilt

Nje familje pothuajse e persosur

(3 pershtypje degjuesish)

Xheni është një mjeke e suksesshme familjeje, nënë e tre fëmijëve adoleshentë, e martuar me një neurokirurg të famshëm. Por, kur vajza e saj më e vogël, Naomi pesëmbëdhjetëvjeçare, nuk kthehet në shtëpi pas shfaqjes teatrale në shkollë, jeta e përsosur që Xheni kujtonte se kishte ndërtuar, zë e shkërmoqet.
Autoritetet vënë alarmin dhe nisin kërkimet në mbarë vendin për të gjetur vajzën, por pa sukses. Naomi është zhdukur si të mos kishte qenë kurrë dhe familja, në ankth, ka marrë një goditje shkatërruese.
Muajt kalojnë dhe hipotezat më të këqija – rrëmbimi, vrasja – bëhen gjithnjë e më të besueshme.
Gjurmët e vajzës kanë humbur dhe vëmendja nis të zbehet. Kurse për Xhenin e dëshpëruar, kërkimi sapo ka filluar. Më shumë se një vit pas zhdukjes së bijës, ajo ende po gërmon për të vërtetën, megjithëse çfarëdo që zbulon, do t’ia turbullojë edhe më shumë shpirtin. Dhe do të kuptojë se njerëzit më të afërt, të dashurit dhe të besuarit e saj, fshehin sekrete të tmerrshme, sidomos Naomi.
Duke i mbledhur së bashku gjurmët që vajza ka lënë pas, Xheni zbulon që e bija është krejt tjetër nga vajza që ajo mendonte se po rriste. Roman provokues që vëzhgon ndjenjën e fajit të një nëne që punon dhe është në karrierë, diçka që u ndodh shumë grave sot.
INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Jane Shemilt

Jane Shemilt është një autore e vlerësuar ndërkombëtarisht. Romani i saj debutues Daughter ishte një zgjedhje e Richard dhe Judy , e përzgjedhur për çmimin Lucy Cavendish dhe e nominuar për një çmim Edgar . Ai u bë debutimi me shitjen më të shpejtë të vitit 2014. Romani i saj i tretë, Sa larg biem, është opsionuar për prodhim si një dramë televizive nga Twelve Town.
Historitë e Jane janë frymëzuar nga sfondi i saj në psikologji dhe mjekësi. Ajo studioi Psikologji në Universitetin e Londrës përpara se të kualifikohej me shkëlqyeshëm nga Royal Free Hospital School of Medicine. Ajo filloi të shkruajë ndërsa punonte si GP, duke ndërmarrë një diplomë në Shkrim Kreativ, pastaj një MA gjithashtu në Shkrim Kreativ, në Bath Spa University, duke fituar të dyja me dallim.
Jane jeton në Bristol me burrin e saj Steve Gill - një Profesor i Neurokirurgjisë - ku ata rritën pesë fëmijët e tyre. Ajo aktualisht është duke punuar në romanin e saj të pestë.

Përshtypjet (3)

3 përshtypje për Nje familje pothuajse e persosur

  1. Bledi Hebeja

    Sa ironik titulli…
    Roman i mirë…
    Shihni pak volumin e regjistrimeve. në disa libra është si i ulët…

  2. BellaBella1

    Eshte shum veshtire ti ndjekesh dhe ti perjetosh ngjarjet qe trajtohen ne kete liber per shkak te leximit shume te shpejt dhe pa intonacionun e duhur. Per fat te keq me duhej ta nderprisja degjimin e ketij libri. E vleresoj punen e lexueses por me shpresen se mund te ndihmoje ne publikimin e librave te rinj.

  3. EvaZyka

    Liber shume i bukur , vetem lexuesja , duhet ta lexonte pak me ngadale dhe me intonacion

Shto një përshtypje