Stefan Cvajg

Novela, Amoku, Letra e nje te panjohure

(3 pershtypje degjuesish)

Vendin e nderuar në historinë e letërsisë, Cvajgu e ka merituar me novelat e tij të shumta e të mrekullueshme. Në ato mijëra e mijëra faqe prozë të Cvajgut dallohen tre novela që konsiderohen ndër më të shquarat e krijimtarisë së tij: Amoku, Letra e një të panjohure, Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje. Këto të trija po ia japim lexuesit në një vëllim të vetëm, në përkthimet e Robert Shvarcit dhe Enver Ficos

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Stefan Cvajg

Stefan Cvajg lindi më 28 nëntor të vitit 1881 në Vjenë, Austri dhe vdiq më 23 shkurt 1942 në[Rio de Janeiro]], Brazil. Ishte një ndër shkrimtarët më të shquar austriakë.

Stefan Zweig (i njohur më shumë si Stefan Cvajg), është një nga shkrimtarët më të njohur në botë, I viteve 20-të dhe 30-të. Ai shkroi novela dhe tregime, si edhe shumë biografi të figurave të njohura të historisë së botës, ndër të cilat më e famshmja është biografia e Mary Stewart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshës Mari Antuanete. Fillimisht veprat e tij u botuan në gjuhën angleze nën pseudonimin 'Stephen Branch' (Stefan Brenc - përkthim i emrit origjinal).
Ai ishte i biri i Moris Zweig, pasanik hebre i cili prodhonte tekstile si dhe i Ida Brettauer, e bija e një familjeje bankierësh italianë. Edhe pse rridhte nga familje hebraike, feja nuk luajti ndonjë rol në edukimin dhe formimin e Cvajg. 'Feja ime ishte thjesht një rastësi si rjedhojë e prejardhjes sime' - është shprehur ai gjatë një interviste. Cvajg studioi filozofi dhe histori letërsie si dhe ishte pjestar i lëvizjes avangarde “Viena e Re”. Edhe pse esetë e tij botoheshin në 'Neue Freie Presse', botuesi i së cilës ishte udhëheqësi zionist Teodor Herzl, ai nuk ishte i ndikuar nga nacionalizmi hebraik i Herzlit. Cvajg-u e braktisi Austrinë pas ardhjes në fuqi të Hitlerit. Gjatë kësaj periudhe ai u mbështet botërisht nga kompozitori Richard Shtraus, i cili refuzoi të hiqte emrin e Cvajgut nga parrullat për prezantimin e operas së tij 'Gruaja e heshtur' (Die schweigsame Frau_) në Dresden. Për këtë arsye Hitleri nuk e ndoqi hapjen e operistikës së muzikantit më të madh të kohës së tij si dhe pas tre shfaqjesh opera u ndalua.

Përshtypjet (3)

3 përshtypje për Novela, Amoku, Letra e nje te panjohure

  1. Albana Lena

    Shum i bukur

  2. Elona

    Shume i bukur

  3. Zhuljeta

    I meriton 5 yjet ne te gjitha drejtimet. Me shume vlera si novelat ashtu edhe leximi. Me me fund degjova nje lexim normal me logjik te sakte, diksion dhe artikilacion te bukur. Urime.

Shto një përshtypje