Nuk jam ëngjëll

(3 pershtypje degjuesish)


Po flitet shumë për letërsinë e angazhuar, atë letërsi që të bën të mendosh, të kuptosh dhe të reagosh. Pikërisht në këtë drejtim rrjedh romani i Brunilda Zllamit. Jetë grash të zakonshme, nga ato që hasim çdo ditë. Në karrierë apo shtëpiake, në metropol apo në zona rurale, të pavarura apo të dërrmuara nga pesha e zakoneve mesjetare, ato janë në kërkim të lumturisë, të asaj lumturie që ka formën e vet tejet personale.Të ngërthyera në martesa të venitura, të privuara nga ëndrrat, të drobitura nga muret që sa vijnë e ngushtohen rreth tyre, të tjetërsuara nga mjedisi që iu ka caktuar rregulla që duhet të ndjekin. Gra që kërkojnë dashurinë dhe gra që s’e kanë njohur kurrë atë, gra që duan karrierën dhe gra që s’janë shkolluar kurrë, gra që duan respekt dhe gra që dhunohen çdo ditë.

INTRO

Degjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!

Pershtypje

3 reviews for Nuk jam ëngjëll

  1. Reza

  2. Eva Baxhija

    Nje liber qe pasqyron ethshem nje pjese te realitetit te grave sot ,nje liber qe te ben te lodrosh ne fantazine e ndjenjave njerezore Faleminderit Brunilda Zllami, faleminderit SIGAL!

  3. Zhuljeta

    Falenderoj shkrimtaren per romanin e bukur. E sjell fare qarte dhe mahnitshem ate skaj jete grash qe shpesh mbetet e panjohur. Romani te thith brenda tij dhe te renqeth me vertetesine e ngjarjeve.

Dërgo përshtypje

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar *