Emil Zola

Paraja

(1 përshtypje)

Pushteti i parasë, fuqia, lavdia, janë leva që lëvizin pothuajse gjithçka në botën njerëzore. Në fuqizimin e pafre dhe më pas në shkatërrimin e Bankës Botërore, shohim shpërblimin për çmendurinë e përgjithshme, magjinë e pushtetin e parasë te të gjithë personazhet e romanit. Të gjithë i nënshtrohen Sakarit të plotfuqishëm: agjentët, shtypi, politika, letërsia.
Të gjithë së bashku mbështesin batakçiun, aventurierin, sepse ai është i modës, ai premton piramidën e parasë, që në fund i zë poshtë të gjithë. Historia e madhështisë dhe rrënimit të Bankës Botërore ngjall interes jo vetëm sepse në të është ngatërruar Sakari, por edhe sepse në të janë koncentruar shpresat e gjithë të tjerëve: Bovilje, Mazo, Dezhua, Sabatini, Karolina, Gamëleni etj, etj.
Paraja, edhe në vështrimin e autorit, është jo vetëm një e keqe sociale, por edhe bazë krijuese dhe gjallëruese në lëvizjen e përgjithshme të njerëzimit drejt arsyes dhe drejtësisë.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Emil Zola

Émile Zola (1840-1902) shkrimtar dhe gazetar francez. Është një nga romancierët më popullor francez. Librat e tij janë përkthyer dhe botuar në shumë vende të botës.
Émile Édouard Charles Antoine Zola (Frëngjisht: [e.mil zo.la], 2 prill 1840 - 29 shtator 1902) ishte një romancier francez, dramaturg, gazetar, praktikanti më i njohur në shkollën letrare të natyralizmit dhe një kontribues i rëndësishëm në zhvillimin e natyralizmit teatror.[1] Ai ishte një figurë e rëndësishme në liberalizimin politik të Francës dhe në lirimin e oficerit të ushtrisë së akuzuar dhe të akuzuar Alfred Dreyfus, i cili është i kapsuluar në titullin e njohur të gazetës J'accuse. Zola u nominua për Çmimin e parë dhe të dytë Nobel në Letërsi në vitin 1901 dhe 1902.

Përshtypjet (1)

1 përshtypje për Paraja

  1. Etual

    😢Situata mbi parane nuk ka ndryshuar aspak. Në mos është me keq. Personazhet e Zolase na rrethojne cdo dite ne perditshmerine tone. E rekomandoj si liber.

Shto një përshtypje