Brunilda Zllami

Rruga e trendafilave

(11 pershtypje degjuesish)

Si engjëll ! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur. Ajo i jepte përshtypjen e një liqeni të qetë, ku zambakët e ujit kishin krijuar mbretërinë e tyre, ishte si një vegim që burrat e kanë ëndërruar që në lindje, si simbol i femrës ideale që zgjon ndjenjën e të magjishmes, asaj pas të cilës duhej rendur me ngut. Ajo ishte gjithçka që dikush mund të donte të përqafonte për të qenë i plotësuar, por sot ajo i dukej më e brishtë se kurrë. Me pastërtinë e një fëmije, ajo e bënte të rrinte me orë të tëra pranë shtratit duke e vështruar e duke pritur me dëshirë që sytë e bukur ngjyrë deti të hapeshin për t’i dhuruar botën e tyre pafund.” Jetë në udhëkryqe, e kaluar në errësirë dhe plagë të thella sociale… Janë këto linjat që pasqyrohen në roman.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Brunilda Zllami

Shkrimtare shqiptare. Ka lindur në qytetin e Bajram Currit (Tropojë) dhe është diplomuar për mjekësi dhe vazhdon fakultetin juridik. Romanet e saj, që në fillimet e botimit prej vitit 1996, kanë gjetur lexuesin e tyre të të gjitha moshave. Fabula, tematika, stili i veçantë, mënyra e trajtimit të problematikes, zgjidhja e intrigës në një mënyrë tjetër, sinqeriteti dhe origjinaliteti i zgjidhjes së konflikteve në romanet e veta e bëjnë atë të afërt dhe të dashur për lexuesin.

Përshtypjet (11)

11 përshtypje për Rruga e trendafilave

  1. Laura Kraja

    Shumë tërheqës dhe i bukur si te gjithe librat e Brunilda zllami…

  2. Luljeta Ismaili

    Shume I bukur dhe interesant.

  3. viktornikolla

    Liber shume i bukur. Falemnderit Sigal

  4. Alma Muhaj

    Interesant dhe i bukur. Shpresoj të dëgjojme dhe libra te tjere te Brunilda Zllamit.

  5. klodi.petre

    Sh i bukur. Te mban te mberthyer deri faqen e fundit.

  6. Martin Zhuleku

    I bukur dhe tërheqës !

  7. Eni Hodo

    Sh i bukur si gjithe librat e B.Z

  8. Klarens

    Jeta e njerezve te thjeshte e dhene me mjeshteri nga autorja nuk eshte me nje jete e thjeshte por dicka me shume dhe shume e bukur

  9. Lujleta

    Fantastik,shume i bukur,e kam lexuar 4 here kete liber.

  10. Sebehat Etemi

    👏👏

  11. EvaZyka

    Liber i mrekullueshem , te le ne ankth gjate gjithe kohes , dhe merite ka dhe lexuesja Elsa , qe e ben akoma dhe me te bukur .Shpresoj te kete te tjere libra te Brunilda Zllamit

Shto një përshtypje