David Ben Gurion

Sekretet e krijimit te shtetit te Izraelit

(1 përshtypje)

David Ben Gurion, protagonisti kryesor i krijimit të Shtetit të Izraelit, gjatë jetës së tij ka mbajtur ditar, ditë pas dite, duke ruajtur edhe letrat që merrte nga e gjithë bota por po ashtu duke ruajtur edhe një kopje të atyre që dërgonte. Në këtë libër jepet një pjesë shumë e rëndësishme e këtyre arkivave monumentale, që i përkasin periudhës 1947-1948.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

David Ben Gurion

Ben-Gurion u rrit nga një Zionist entuziast. Si student në Universitetin e Varshavës, ai u bashkua me lëvizjen Zioniste-Marksiste Poale në vitin 1904. Ai u arrestua dy herë gjatë Revolucionit Rus të vitit 1905. Ai emigroi në Palestinën otomane në vitin 1906, ku u shokua nga krimet dhe anti-semitizmi i Europës Lindore, dhe u bë një nga drejtuesit kryesorë të Zionistëve Poale bashkë me Yitzhak Ben-Zvi.
Në Palestinë, fillimisht punoi në bujqësi, duke mbledhur portokallë. Më 1909 ai u bë vullnetar me HaShomer, një fuqi vullnetarësh që ndihmonte në mbikqyrjen e komuniteteve bujqësore të izoluara izraelite. Më 7 nëntor 1911, Ben Gurion shkoi në Selanik në mënyrë që të mësonte turqisht për studimet e tij për tu bërë jurist. Qyteti, që kishte një komunitet hebre të madh, e impresionoi Ben Gurionin që e quajti "një qytet hebre që nuk ka e shokun në këtë botë." Ai gjithashtu kuptoi aty që "Hebrenjtë ishin të aftë të kryenin çfarëdolloj pune," nga biznesmenë të pasur deri te tregtarë, mjeshtër zanatesh ose punë hamalli.[1]
Në vitin 1912, ai u shpërngul në Konstantinopojë (tani Stamboll), atëherë kryeqytet i Perandorisë Otomane, për të studiuar juridikun në Universitetin e Stambollit bashkë me Ben-Zvi dhe adoptoi emrin hebre Ben-Gurion, prej historianit mesjetar Yosef ben Gurion. Ai punoi gjithashtu edhe si një gazetar. Në vitin 1915, Ben-Gurion dhe Ben-Zvi u dëbuan nga Palestina, që prapë ishte nën sundimin otoman, për shkak të aktivitetit të tyre politik.
Kur u vendos në Nju Jork Siti më 1915, ai takoi Paula Munweis. Ata u martuan më 1917, dhe patën tre fëmijë. Ai iu bashkua ushtrisë britanike në vitin 1918 si pjesë e Batalionit të Legjionit Hebre (pas Deklaratës së Balforit në nëntor 1917). Ai dhe familja e tij u kthyen në Palestinë pas Luftës së Parë Botërore pas marrjes së saj nga britanikët.

Përshtypjet (1)

1 përshtypje për Sekretet e krijimit te shtetit te Izraelit

  1. Armi

    👍🏻

Shto një përshtypje