Stalini ne oborrin e Carit te kuq


Libri i ri i Simon Sebag Montefiores, i shpallur si një ndër autorët më origjinalë dhe autoritar të popullarizimit historik, është një pikë shkëputjeje me traditën letrare mbi diktatorin sovjetik: larg klisheve dhe rregullave të llojit, hedh një dritë krejtësisht origji-nale mbi figurën e Carit të Kuq, që rijeton përmes historive të burrave dhe grave të “obor-rit” te tij. Ndërmjet pallateve të Kremlinit dhe daciave në Detin e Zi, mes darkave me familjen dhe mbledhjeve të Politbyrosë, mes kongreseve, që e shpallnin me brohori udhëheqës dhe ligjësonin supremacinë e tij dhe rrjetës së marrëdhënieve informale, nëpërmjet te cilëve u konsolidua sundimi i tij, ekzistenca e tij, shtjellohet gjatë një filli tregimtar, që shikon si protagonist, aspektet më intime dhe private të jetës së një njeriu. Diktatori na del kështu, si një personazh “më i kuptueshëm në tiparet e tij më të thella”, më real se ajo që na ka mësuar historiografia. Ne saj të një sasie të madhe materialesh të pabotuara që përdor autori (nga arkivat ruse të hapura kohët e fundit për publikun, në intervistat e shumta me dëshmitarët e regjimit) futemi në sekretet e një oborri, në dukje madhështor, por, që, në realitet është i paralizuar nga terrori, ku jeta e secilit, të afërm dhe miq në radhë të parë, varet në hje të flokut. Hasim njerëzit e pasuesve te tij, të trajtuar me shkathtësi nga dora e autorit: nga më të njohurit, si pedanti Molotov dhe i paskrupulli Beria, në më pak të njohur, si “xhuxhi gjakatar” Jezhov, apo “bolsheviku i përkryer” Orxhonikidze. Mund të lexojmë letrat e tyre, të jemi të pranishem në festat e tyre dhe, në të njëjtën kohë, të tmerrohemi nga lehtësia me të cilën ishin të prirur të vrisnin mijëra njerëz në emër të atij besimi gati fetar, të bolshevizmit, të cilit i përkush-tuan jetën e tyre, shpesh duke mbetur të ngërthyer në mes ingranazheve vdekjeprurëse te asaj makine gjiganteske të terrorit, që ishte regjimi i Josif Stalinit.


INTRO

Degjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!

Pershtypje

Pershtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër nje pershtypje per “Stalini ne oborrin e Carit te kuq”

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar *