Viktor Hygo

Të mjerët Vëllimi 1

Nje nga romanet me te shquara te te Viktor Hygose .
Ideja e romanit mbështetet në tri pika kryesore: të tregohet se si degradohet njeriu i shtresave të varfëra, të tregohet se si gruaja humb dinjitetin familjar nga varfëria e skajshme dhe tregohet se si atrofia (venitja, rrëgjimi) e fëmijëve vjen nga varfëria e skajshme e cila ia ngulfat jetën dhe ekzistencën. Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Viktor Hygo

Victor Hygo lindi në Bezanson të Francës, më 26 shkurt 1802 dhe vdiq më 22 maj 1885. Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme për shkak të punës së babait i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane. Pas 3 vjetësh në Korsikë, 2 në Paris dhe disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris.

Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i "Odet", të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeç. Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe prej këtyre arritjeve ai u bë pjesëtar i Akademisë Franceze në moshën 39-vjeçare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amusë" nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh.

Vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë kësaj kohë shkroi dhe romanin "Te mjerët", i cili e beri të njohur edhe jashtë Francës.

Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.

Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Të mjerët Vëllimi 1”