Busulla e arte


Lira Belakua i gëzohet jetës duke bredhur e lirë mes studiueseve në kolegjin Xhordan, me shejtanin e saj gjithmonë përkrah. Por në çastin që dëgjon bisedat e fshehta mbi Pluhurin, një lloj grimce e jashtëzakonshme, ajo gjendet papritmas në zemër të një beteje të tmerrshme – një betejë që e ka zanafillën te Hamësit dhe fëmijët e grabitur, klanet e shtrigave dhe arinjtë me parzmore. Dhe ndërsa nxiton drejt rrezikut në Veriun e largët e të ftohtë, Lirës së vogël nuk i shkon mendja kurrë tek e vërteta tronditëse: fati i saj nuk do të përmbushet kurrë në këtë botë, por përtej saj. Ky libër ka fituar një sërë çmimesh dhe mbahet si një kryevepër klasike e fantazisë moderne. Philip Pullman-i është gjithashtu edhe fitues i çmimit Astrid Lindgren, çmimi më i madh në botë i letërsisë për fëmijë.

INTRO

Kategoria:

Degjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!

Pershtypje

Pershtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër nje pershtypje per “Busulla e arte”

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Required fields are marked *