Virgjil Kule

Kryqtari i fundit

(4 pershtypje degjuesish)

Duke qenë gazetar, pra teknolog I fakteve të realitetit,por edhe një lloj shoferi I makinës së kohës ,qëllimi im ishte që bashkë me lexuesin të bënim një udhëtim në shek. e XV për t’I shqyrtuar faktet dhe dokumentet e asaj kohe në vete të parë .E në kthim lexuesi në një farë mënyrë ta “shkruante” vetë historinë e Skenderbeut-Virgjili Kule

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Virgjil Kule

Virgjil Kule u lind më 1952. Studioi për gazetari dhe punoi për një kohë të gjatë në Televizionin Shqiptar si gazetar, folës dhe drejtor i këtij institucioni. Ka drejtuar televizione private dhe një studio komplekse multimediale. Janë të shumtë emisionet dhe dokumentarët televizivë që ai ka përgatitur gjatë një karriere të pandërprerë në këtë fushë.

Zëri i tij si tregimtar është i pranishëm në disa qindra dokumentarë video. Me dëshirën për të zbuluar dhe propaganduar të bukurën në botën shqiptare, ka realizuar kohët e fundit dokumentarët turistikë për Vlorën dhe Sarandën.

Njohu shumë vende e kultura të botës nëpërmjet punës disavjeçare si regjisor dokumentarësh, misionar i organizatës ndërkombëtare humanitare "Mjekët pa kufij" (seksioni holandez). Një seri videosh me tema humanitare i ka realizuar në Rusi, Ukrainë, Kaukaz dhe në Azinë Qendrore.

Zotëron disa gjuhë të huaja dhe ka përkthyer në shqip vepra letrare.

Qe prej vitit 2018 sherben si Ambasador i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote i Republikes se Shqiperise ne Mbreterine e Suedise, Mbreterine e Norvegjise, Republiken e Finlandes dhe Republiken e Islandes.

Përshtypjet (4)

4 përshtypje për Kryqtari i fundit

  1. Enver

    “KRYQTAI O FUNDIT” Fantastike se si i ka pershkruar ngjarjet Viegjil Kule ne mĕnyrë kronologjike e me fakte sa që gjatë leximit të duket se shpesh herë ke jetuar edhe vetë në ato kohëra!Me nje fjalë këtu arrinë njeriu ta kuptoj se sa i MADH ishte Skenderbeu jo veç ne aspektin luftarak por intelektual e më e rëndesishmja politik e diplomatik!….Jemi komb me fat qe kishim nje Gjergj Kastriot,por nuk jam dakort me një gjë,pse perpiqen disa që ta mimimizojme kur jam i bindur qe po të kishin kombet tjera një hero si Skenderbeu do e lartësonin sa që gjithë njeŕëzimi do thirrej në emërin e tij sepse e meriton.Për ta kuptuar se sa i MADH ishte Skenderbeu yne preferoj secilit lexojeni “Kryqtarin e fundit”dhe e di se do e vlerësoni drejtë….
    Rrespekt Virgjil Kule,RRESPEKT!

  2. Sytrim Syla

    I bashkangjitem komentit te Enverit, eshte nje liber perfekt ne cdo aspekt. Deri tani nuk kisha ditur asgje per Skenderbeun, fale librit tani zotroje njohuri te detajuar nga jeta dhe bemat e te madhit Skenderbeut.

  3. Asdren

    “KRYQTAI O FUNDIT” Nje veper fantastike se si i ka pershkruar ngjarjet Viegjil Kule ne mĕnyrë kronologjike e me fakte sa që gjatë leximit të duket se shpesh herë ke jetuar edhe vetë në ato kohëra!Me nje fjalë këtu arrinë njeriu ta kuptoj se sa i MADH ishte Skenderbeu jo veç ne aspektin luftarak por intelektual e më e rëndesishmja politik e tij e jashtme

  4. Eduard Plepi

    Sigurisht e vlersoj dhe e pergezoj autorin e librit per nje pune shume te vyer qe ka bere.
    Vlersimi me i madh eshte se Skenderbeu vjen me i plote dhe me real ,ne fund te fundit ne na duhet nje hero real dhe qe ne realitetin e vet eshte hero.Ka ardhur koha qe cdo figure historike ti japim meritat dhe te metat pasi vetem fakti real ben histori dhe asgje tjeter.Ne kete kuader jemi krenar qe heroi i yne ka nje histori te madhe dhe kete e ka arritur ne nje kohe ku ishte e veshtire te lësh gjurme heroike ne ARBERINE TONE te coptuar ne “400copa”

Shto një përshtypje