Të mjerët Vëllimi 3


kulli XIX, në Francë dhe në Europë, ka qenë një shekull i ngarkuar me ngjarje të mëdha shoqërore e politike. Në këtë sfond historik, plot ngjarje të mëdha, Hygoi shkroi “Të mjerët”. Vepra e tij mban vulën e kohës. Te “Të mjerët” autori na ka paraqitur një mori personazhesh nga shtresat më të ndryshme të shoqërisë. Në këtë galeri të madhe, për sa u përket hapësirë dhe kohës, kemi një varg figurash të planit të parë, që përbëjnë boshtin kryesor të romanit dhe të ideve që shpalos autori. Kur themi “Të mjerët” na del menjëherë përpara sysh figura e personazhit kryesor të kësaj vepre, Zhan Valzhanit, e Kozetës, Fantinës, Gavroshit e shumë të tjerëve. Romani “Të mjerët” ndahet në pesë pjesë të mëdha: “Fantina”, “Kozeta”, “Mariusi”, “Idili i rrugës Plyme dhe epopeja e rrugës Sen-Dëni” dhe “Zhan Valzhani”. Secila nga këto pjesë është baras me një roman të zakonshëm. Romani, pra, është shumë voluminoz dhe shtrihet mjaft gjerë dhe shumë thellë në kohë e hapësirë. Tregimi i romanit, fati i personazheve të tij kryesore, sidomos ai i Zhan Valzhanit dhe i Zhaverit, nga pikëpamja e kohës shtjellohen gjatë disa dekadave dhe nga pikëpamja e vendit kalojnë në shumë krahina e qytete të Francës. Në faqet e romanit lëvrijnë dhe veprojnë me dhjetëra personazhe të dorës së parë, të dytë dhe episodikë të të gjitha kategorive shoqërore.

INTRO

Kategoria:

Degjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!

Pershtypje

Pershtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër nje pershtypje per “Të mjerët Vëllimi 3”

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Required fields are marked *