Artikuj

“Gjuha Shqipe në rrezik”/ Si i vjen në ndihmë “SIGAL Audiobooks” shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë

12 Shtatori i gjeti vogëlushët e klasës së parë në Shqipëri e Kosovë me Abetaren e unifikuar, por Kryeministri Rama nga Kongresi i Arsimit, të mbajtur në ditën e nisjes së vitit të ri shkollor, s’e fshehu ambicien e qeverisë për ta shtrirë këtë projekt në mbarë trevat shqipfolëse.

“Do të bëjmë çmos të shtrihet edhe në vende të tjera, Maqedonia e Veriut e ka aprovuar në parim”, tha Rama, ndërsa foli me shqetësim për një kërcënim që tha se i rrezikohet Gjuhës Shqipe, teksa paralajmëroi futjen e saj në të gjitha nivelet e arsimit shkollor.

Gjuha shqipe është në rrezik. Këto shkurtime në celular, pz (për zotin) kanë krijuar këtë situatë. Edhe në Francë gjuha është në rrezik. Në shumë vende të zhvilluara ka probleme me gjuhën në provimet e universitetin. Nuk është çështja se humbet drejtshkrimi. Tkurrja e gjuhës është tkurrja e trurit. Është tkurrja e aftësisë për të menduar dhe për të gjykuar”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Ndërsa debati është hapur edhe mes ekspertëve të fushës të cilët kanë bërë edhe sygjerimet e tyre. Por të gjithë bashkohen tek një pikë: leximi i sa më shumë librave.

Leximi është palestra e mendjes. Të shpenzosh kohë duke iu përkushtuar leximit është një aktivitet për të cilin do falenderosh veten më vonë.

Përfitimet të cilat grumbullohen janë të panumërta ndërsa thelbësore është ruajtja e gjuhës amtare, kryesisht për fëmijët e shqiptarëve në Diasporë, të cilët e vuajnë shumë këtë pjesë.

Për këtë gjë ka menduar SIGAL UNIQA Group Austria përmes “SIGAL AudioBooks”, platforma e parë dixhitale e librave audio, e cila sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pa asnjë kosto, librat e autorëve më të njohur, shqiptarë dhe të huaj.

Te “SIGAL Audiobooks” e gjejnë veten duke filluar që nga fëmijët e moshave të vogla, duke dëgjuar përrallat e tyre të preferuara, fëmijët pak më të rritur me librat shkollorë apo libra artistikë që u përshtaten moshës së tyre dhe deri tek të rriturit, që mund të dëgjojnë romane, histori, kulturë, e plot libra interesantë dhe me vlera të mëdha.

Librat vijnë tek ju nëpërmjet zërave të njohur të personazheve që kanë shumë vite eksperiencë në gazetari dhe jetën publike, dhe me profesionalizmin dhe zërin e tyre unik përcjellin tek çdo dëgjues librat më të mirë të epokës moderne, si dhe të historisë e kulturës së vjetër mesjetare e të rilindjes.

Por si lindi ky projekt?

SIGAL Audiobooks” lindi si ide e një individi të njohur për publikun, e një biznesmeni shumë të sukseshëm e njëkohësisht një person që jep nje kontribut të madh në zhvillimin dhe përmirësimin e jetës sociale e kulturore të qytetarëve shqiptarë, nëpërmjet projekteve të ndryshme në ndihmë të komunitetit.

Ai është Avni Ponari, që gjerësisht njihet si themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.

Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani “SIGAL Audiobooks” në App Store dhe Play Store dhe ta marrë librarinë me vete.

Nuk ka mëkat më të madh për një komb, kur i copëtohet gjuha. Gjuha shqipe është tipar themelor i kombit shqiptar, prandaj atë duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, ta shkruajmë e ta flasim sa më thjeshtë e sa më bukur. 

Leave a Reply