Lajme

“Kjo është e ardhmja”/ Mirëpritet në panair “SIGAL Audiobooks”, interesim i lartë nga qytetarët

U hap ditën e djeshme në Tiranë edicioni i 24-rt i Panairit të Librit në kushte pandemie, me vizitorët që nuk duhet të qëndrojnë gjatë brenda sallës së Pallatit të Kongreseve.

Këtë vit panari do të jetë i hapur për pesë ditë, nga 17-21 nëntor, ndërsa dashamirësit e librit e kanë detyrim mbajtjen e maskës ndërsa panairi mbyllet një orë në drekë për ajrosje.

Këtë vit festës së librit iu bashkua edhe kompania më e madhe e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria me librarinë e saj digjitale, AudioBooks.

Kjo risi në fushën e librave u mirëprit nga dhjetëra vizitorë që u ndalën në stendën e SIGAL UNIQA në katin e dytë të Pallatit të Kongreseve.

Shumë e bukur nisma. Përgëzime”, u shpreh një qytetar, ndërsa të tjerë lanë këto përshtypje:

“Kjo është e ardhmja”.

Kjo është gjëja më e bukur që ka bërë SIGAL. Prandaj dhe siguracionin e makinës e blej gjithmonë këtu”.

Ndërkohë nuk munguan as vizitorët e vegjël. Një fëmijë, i shoqëruar nga nëna e tij, tregoi interes të madh për SIGAL Audiobooks, teksa u shpreh se “tani librat do ti dëgjoj edhe në makinë me mamin”.

Vizitorë të stendës ishin edhe autorë, teksa një prej tyre, e cila sapo kishte publikuar vëllimin e tretë të librit me poezi, shprehu dëshirën për të qenë pjesë e platformës unike në Shqipëri dhe jo vetëm.

SIGAL Audiobooks do të vijojë të jetë pjesë e Panairit të Librit dhe kushdo që do të njihet nga afër me këtë aplikacion mund të na vizitojë nga ora 09:00 deri në 21:00, në katin e dytë të Pallatit të Kongreseve.

Ndërsa Shtëpitë Botuese dhe autorët që duan që veprat e tyre të pasqyrohen në SIGAL Audiobooks, përveç vizitës fizike në stendë, mund të shkruajnë në e-mail [email protected] ose të telefonojnë në numrin e telefonit +355 4 2233 308.

SIGAL Audiobooks, Libraria juaj virtuale…

Leave a Reply