Maria Dobrescu

Pesë dekada diplomaci

(1 përshtypje)

Libri paraqet një inkursion në veprimtarinë diplomatike të këtij ambasadori, njohës shumë i mirë i hapësirës ballkanike dhe asaj ish-sovjetike. Duke lexuar për misionet e tij në Shqipëri dhe ish Bashkimin Sovjetik, do të kuptojmë më mirë problemet specifike të Europës juglindore, në përgjithësi, dhe Shqipërisë, në veçanti, përgjatë historisë moderne. Kësisoj, duke hetuar përmes pyetjeve të mia, disa herë jokomode, ambasadori rikujton mbi 50 vjet diplomaei, në kontekstin shoqëror para vitit 1989 dhe pas 1990-s, klimën ekonomike, politike dhe kulturor, takimet e paharrueshme me figura të ndryshme politike të kohës, firmosje traktatesh, vështirësitë, emocionet dhe netët pa gjumë para një ngjarjeje të rëndësishme. Mund ta quani si një ftesë për të depërtuar në botën e magjishme dhe pengesat e diplomacisë reale, për të njohur botën hijerëndë të burrave me kostum të zi dhe këmishë të bardhë, të atyre që janë të detyruar t’u nënshtrohen kanoneve gjuhësore, të pinë dhe buzëqeshin në mënyrë protokollar.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Përshtypjet (1)

1 përshtypje për Pesë dekada diplomaci

  1. naim dema

    Eshte nje liber ku pershkruhet shume saktesishte historia e Shqiperise. Ate qe nuk e bejne shqipetaret e bejne miqte e Shqiperise.

Shto një përshtypje