Mitro Çela

Mes Kosoves dhe Epirit

(1 përshtypje)

U flas Shteteve, a njërit nga ata, a çdo qytetari në Shtete: “Kundërshtoni shumë, binduni pak”: se bindja e verbër të shpie në skllavëri të plotë: prej skllavërisë së plotë asnjë popull i botës, nuk e fiton dot përsëri lirinë.”Këto vargje, të shkruara një shekull më parë, janë të Uitman, një ndër poetët më të mëdhenj të Amerikës. Për ironi të fatit, shumë politikanë shqiptarë bëjnë të kundërtën e asaj që thotë poeti. Në një “kor kukuvajkash” i këndohet nënshtrimit, vasalitetit dhe servilizmit ndaj të huajve. Si shok natyral pseudopolitikani gjen edhe ndonjë gazetar.
Ndryshimi midis meritokratit dhe shkruesit është se i dyti as e njeh dhe as bën përpjekje për të njohur konjunkturat diplomatike botërore. Në këtë injoranti është shumë më i mençur se politikani, që edhe pse merr pjesë në tryezat rotondo dhe investohet për kualifikimin e tij, në mënyrë servile pranon vasalitetin duke i kthyer shpinën partneritetit të Shqipërisë, sidomos me Greqinë, Italinë dhe SHBA-në.
Ndërsa shkruesi mediokër i shkon prapa ustait, për të përfituar ndonjë kockë, domethënë, një vizë, një viaxho xhaba nëpër botë a ndonjë studim pasuniversitar! Në kuptimin figurativ kemi Don Kishotin dhe Sanço Pançon e kohëve moderne!

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Mitro Çela

Mitro Çela u lind në Përmet 1948.Firmën e parë e ka hedhur ne borderonë e “Zëri tëPopullit” këtu e 30 vjet më parë .Karrierën e nisi si gazetar dhe arriti gradën e shefit të sektorit ekonomik.
Ne vjeshtën e dytë te vitit 1986 e dërguan për edukim në Elbasan,në rolin e korrespondentit të gazetës “Bashkimi”.
Në vitin 1991 u emerua kryeredaktor I gazetës “RD”.Një vit më vonë ,shkoi në Paris ku firmosi një protollmarrëveshje mes gazetave “RD” dhe “Figaro”me synimin për të mos qenë gazetë partiake.Ishte ky “sebepi” që u shkarkua nga detyra për paaftësi.
Për 6 vjet e 6 muaj ka qenë baba Kombi në Kuvendin e Shqipërisë.Nga viti 1999 ditën kur iu sos pensioni I deputetit ,shkruan për honorare në disa gazeta dhe revista.

Përshtypjet (1)

1 përshtypje për Mes Kosoves dhe Epirit

  1. Ardijan Reka

    Disa detaje të panjohura për publikun.

    Kaçanik.

Shto një përshtypje