Aleksandër Pushkin është konsideruar gjerësisht babai i letërsisë ruse. I lindur në Moskë në vitin 1799, Pushkin është pararendësi dhe idhulli absolut i të gjithë emrave të mëdhenj rusë që nxori shekulli 19-të, që nga Gogoli, Lermontovi, Çehovi, Dostojevski e deri te Tolstoi e Nabokovi. Vdekja e tij e parakohshme, në duel, ishte ngjarja më e bujshme e kohës.
Poet dhe prozator fenomenal, megjithëse vdiq i ri, i la njerëzimit kryevepra të paharrueshme si Eugen Onjegin, Boris Godunov, Vajza e Kapitenit, Moxarti dhe Salieri, Dama Maç e sa e sa të tjera që do të mbeten në panteonin e vlerave më të mëdha të letërsisë.

Trego Filtrat

Nuk u gjet asnjë libër që përputhet me zgjedhjen tënde.