Dan Brown

Origjina

(14 pershtypje degjuesish)

ROBERT LANGDON, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qenë i pranishëm në një njoftim madhor – paraqitjen e një zbulimi që “do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e shkencës”. Prezantuesi i mbrëmjes është Edmond Kirsh, një miliarder dhe futurist dyzetvjeçar, të cilin, zbulimet mahnitëse në teknologjinë e lartë dhe parashikimet e guximshme e kanë bërë një figurë të famshme globale. Kirsh, që kishte qenë një nga studentët e parë të Langdonit në Harvard para dy dhjetëvjeçarësh, po bëhet gati të shpallë një zbulim të madh të habitshëm – një zbulim që do t’u japë përgjigje dy prej pyetjeve fundamentale të ekzistencës njerëzore.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Dan Brown

Dan Brown (sqt. Den Brauni) lindi më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire. Është autor i disa librave të suksesshëm, midis të cilëve renditen Kodi i Da Vinçit dhe Engjëj dhe Djaj. Para se të merrej me shkrimin e librave ai ishte mësues i gjuhës angleze. Dan Brouni jeton dhe shkruan në Massachusetts në SHBA, ai dhe bashkëshortja e tij (Blythe) janë njohës të mirë të historisë dhe kulturës evropiane. Librat e tij karakterizohen nga tema e zbulimit të aventurave misterike, të bazuara jo gjithmonë në ngjarje dhe personazhe të vërtetë. Në shkurt 2006, Michael Baigent dhe Richard Leigh, dy nga tre autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail hodhën padi kundër publikuesit britanik të Kodit Da Vinci. Akuza ishte për plagjiaturë të librit dhe u hodh poshtë nga gjygji si akuzë e pabazë. Mendohet se me këtë akuzë autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail u munduan të bëjnë reklamë për librin e tyre, i cili pas kësaj arriti po ashtu si libri i Dan Brown rekorde në shitje. Në 2006 libri i tij Kodi I Da Vincit u xhirua nga Ron Howard me Tom Hanks në rolin kryesor dhe Ian McKellen që u shfaq më 17 maj në disa vende të botës, në ShBA më 19 maj, një pjesë e filmit u xhirua në muzeun e Luvrit.

Përshtypjet (14)

14 përshtypje për Origjina

  1. Juna Matraku

    Shumë i bukur.

  2. Ortenca Mehmeti

    Një mrekulli të dëgjosh këtë zë.Një lexim shumë i bukur dhe i qartë❤️

  3. Arjeta Vrioni

    Liber mjaft terheqes, lexim i qarte e ke qejf ta degjosh! Faleminderit per kete projekt te mrekullueshem!

  4. Joana Agaci

    Arsyet pse ky liber eshte interesant jane sepse bazohet ne ide intelektuale te personazheve dhe se fundi i kesaj novele eshte shume i paparashikueshem dhe frymemarres. Duke degjuar kete liber ti behesh nje tifoz i ngjarjeve dhe e gjen veten me kushte te barabarta me protagonistin i tij kryesor, Robert Langdonin. Ja vlen ta degjosh…

  5. Fatbardha Smona

    Zëri meriton vlerësimin maksimal. 🙂

  6. Marsiano Qendro

    Une kete librin isha duke e degjuar ne italisht ne audible, rastesisht gjeta qe paska edhe faqe me audiobooks ne shqip. Shume i emocionuar qe do ta degjoj ne shqip. Bravo per sherbimin tuaj!

  7. Lediona Vrenozi

    Komplimente për këtë iniciativë! Bravi!!
    Libri ishte shumë i bukur dhe tërheqës. Komplimente edhe vajzës për leximin e shkëlqyeshëm! Zëri i saj shumë i këndshëm për veshin

  8. Erald Nazëraj

    Nje super projekt jeni yje me kete qe keni ber

  9. fatdritshahmani

    Libri me i bukur qe keni ne kete Aplikacion

  10. Arbri Hera

    Pervec librit shune te vleresuar nga ana ime, zeri i vecante dhe intonativ e beri degjimin disa ditor shume terheqes.
    Ju flm.

  11. ElisionaA

    Ju falenderoj! Zeri ishte shumë i qartë dhe intonativ.

  12. Sonila Kita

    Faleminderit, liber shume i bukur dhe lexim shume i qarte.

  13. Alma Kaçanolli

    Kombinim perfekt lexuesja me tregimin 💝

  14. Nora Telaku

    Fantastike,nje kombinim i jashtëzakonshëm i zerit dhe i nje libri shume te vlefshëm

Shto një përshtypje