Dan Brown (sqt. Den Brauni) lindi më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire. Është autor i disa librave të suksesshëm, midis të cilëve renditen Kodi i Da Vinçit dhe Engjëj dhe Djaj. Para se të merrej me shkrimin e librave ai ishte mësues i gjuhës angleze. Dan Brouni jeton dhe shkruan në Massachusetts në SHBA, ai dhe bashkëshortja e tij (Blythe) janë njohës të mirë të historisë dhe kulturës evropiane. Librat e tij karakterizohen nga tema e zbulimit të aventurave misterike, të bazuara jo gjithmonë në ngjarje dhe personazhe të vërtetë. Në shkurt 2006, Michael Baigent dhe Richard Leigh, dy nga tre autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail hodhën padi kundër publikuesit britanik të Kodit Da Vinci. Akuza ishte për plagjiaturë të librit dhe u hodh poshtë nga gjygji si akuzë e pabazë. Mendohet se me këtë akuzë autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail u munduan të bëjnë reklamë për librin e tyre, i cili pas kësaj arriti po ashtu si libri i Dan Brown rekorde në shitje. Në 2006 libri i tij Kodi I Da Vincit u xhirua nga Ron Howard me Tom Hanks në rolin kryesor dhe Ian McKellen që u shfaq më 17 maj në disa vende të botës, në ShBA më 19 maj, një pjesë e filmit u xhirua në muzeun e Luvrit.

Showing the single result

Trego Filtrat

Origjina