Dëgjo Librin!
Duhet të logoheni
Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]
Si engjëll ! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur. Ajo i jepte përshtypjen e një liqeni të qetë, ku zambakët e ujit kishin krijuar mbretërinë e tyre, ishte si një vegim që burrat e kanë ëndërruar që në lindje, si simbol i femrës ideale që zgjon ndjenjën e të magjishmes, asaj pas të cilës duhej rendur me ngut. Ajo ishte gjithçka që dikush mund të donte të përqafonte për të qenë i plotësuar, por sot ajo i dukej më e brishtë se kurrë. Me pastërtinë e një fëmije, ajo e bënte të rrinte me orë të tëra pranë shtratit duke e vështruar e duke pritur me dëshirë që sytë e bukur ngjyrë deti të hapeshin për t’i dhuruar botën e tyre pafund.” Jetë në udhëkryqe, e kaluar në errësirë dhe plagë të thella sociale… Janë këto linjat që pasqyrohen në roman.
INTRO
Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]
Duhet të jesh loguar për të postuar një koment.
Laura Kraja –
Shumë tërheqës dhe i bukur si te gjithe librat e Brunilda zllami…
Luljeta Ismaili –
Shume I bukur dhe interesant.
viktornikolla –
Liber shume i bukur. Falemnderit Sigal
Alma Muhaj –
Interesant dhe i bukur. Shpresoj të dëgjojme dhe libra te tjere te Brunilda Zllamit.
klodi.petre –
Sh i bukur. Te mban te mberthyer deri faqen e fundit.
Martin Zhuleku –
I bukur dhe tërheqës !
Eni Hodo –
Sh i bukur si gjithe librat e B.Z
Klarens –
Jeta e njerezve te thjeshte e dhene me mjeshteri nga autorja nuk eshte me nje jete e thjeshte por dicka me shume dhe shume e bukur
Lujleta –
Fantastik,shume i bukur,e kam lexuar 4 here kete liber.
Sebehat Etemi –
👏👏
EvaZyka –
Liber i mrekullueshem , te le ne ankth gjate gjithe kohes , dhe merite ka dhe lexuesja Elsa , qe e ben akoma dhe me te bukur .Shpresoj te kete te tjere libra te Brunilda Zllamit
Merefizi –
Elsa Xhai edhe lajmet i bën të bukura. Romani është i shkruar bukur dhe me një gjuhe të thjeshte
Stela Prendi –
Liber shume i bukur, si te gjithe librat e Brunildes. Faleminderit, Sigal!
Stela Prendi –
Liber shume i bukur, si te gjithe librat e Brunildes. Faleminderit, Sigal!🙏