Dëgjo Librin!
Duhet të logoheni
Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]
Nëse lind në Afganistan, në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar, mund të ndodhë që, edhe pse je një fëmijë i gjatë sa një dhi dhe një nga lojtarët më të mirë në Buzul-bazi, dikush e kërkon jetën tënde. Babai yt ka vdekur duke punuar për një zotëri të pasur, ngarkesa e kamionit që ngiste ka humbur dhe ti do të duhej të ishe dëmshpërblimi. Ja përse, kur trokasin në derë, vrapon të fshihesh. Por tani po bëhesh shumë i madh për gropën që nëna jote ka hapur pranë patateve. Kështu, një ditë, ajo të thotë se duhet të bëni një udhëtim. Të shoqëron në Pakistan, të ledhaton flokët, të kërkon t’i premtosh se do të bëhesh njeri i mirë dhe të lë vetëm.
Nga ky akt tragjik dashurie e kanë zanafillën jeta e parakoshme prej të rrituri e Enaiatollah Akbarit dhe udhëtimi i pabesueshëm që do ta shpjerë në Itali duke kaluar nga Irani, Turqia dhe Greqia. Një odise që e vuri në kontakt me mjerimin dhe fisnikërinë e njerëzve dhe që, përpos gjithçkaje, nuk arriti t’ia heqë ironinë dhe as t’ia fshijë nga fytyra buzëqeshjen e tij të jashtëzakonshme.
INTRO
Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]
Duhet të jesh loguar për të postuar një koment.
GETI –
e
Luljeta Ismaili –
Luli – 5 May 2020
I bukur