Viktor Hygo

Viti 93

(2 pershtypje degjuesish)

Kryevepra e fundit në prozë e këtij autori të shquar, i kushtohet temës së revolucionit francez. Në një sfond të pasur historik me ngjarje dinamike e intensive, Hygoi paraqet madhështinë e gjithçkaje që ndodh në Francën e asaj kohe. Romani shquhet për karakterin epik të tregimit, episodet dramatike dhe figurat, që vizatohen të gjitha si hallka të veçanta të epopesë së madhe të revolucionit dhe që mishërojnë idenë e autorit në gjerësinë dhe thellësinë e saj.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria: ,
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Viktor Hygo

Victor Hygo lindi në Bezanson të Francës, më 26 shkurt 1802 dhe vdiq më 22 maj 1885. Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme për shkak të punës së babait i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane. Pas 3 vjetësh në Korsikë, 2 në Paris dhe disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris.

Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i "Odet", të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeç. Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe prej këtyre arritjeve ai u bë pjesëtar i Akademisë Franceze në moshën 39-vjeçare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amusë" nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh.

Vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë kësaj kohë shkroi dhe romanin "Te mjerët", i cili e beri të njohur edhe jashtë Francës.

Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.

Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj.

Përshtypjet (2)

2 përshtypje për Viti 93

  1. Eni Hodo

    Do ti ndaj ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️ Edhe pse nuk eshte libri im i preferur nga Hygo, por kur ta lexojne e degjon me kenaqesi

  2. Arbi Hasa

    I mbrekullushem.Faleminderit

Shto një përshtypje