Dëgjo Librin!
Duhet të logoheni
Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]
Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qira rastësisht në një video-klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet, pyet producentët dhe shpërndarësit e filmave dhe arrin të njohë emrin e atij që i ngjan tipar për tipar: Antonio Klaron. Me ndihmën e së dashurës, niset në kërkim të kopjes së tij – një njeri i zakonshëm, i martuar, aktor kinemaje – arrin të gjejë adresën dhe numrin e tij të telefonit dhe e bind për domosdoshmërinë e një takimi. Takimi ndodh në një vend të veçuar dhe përfundon me një mynxyrë, ngaqë secili kupton se dy qenie të ngjashme nuk mund të bashkëjetojnë. Cili prej të dyve është unë, cili është tjetri? Për Tertuliano Maksimo Afonson dhe për Antonio Klaron, sigurisht që përgjigjja nuk është e njëjtë. Atëherë, nga çrregullimi i identitetit, papritmas shfaqet tragjedia.
Edhe një herë, në mënyrë të shkëlqyer, José Saramago vë në skenë një mit për ta çmitizuar sa më mirë atë, për të trajtuar realitetin e kohës sonë dhe krizën e shoqërisë.
Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]
Duhet të jesh loguar për të postuar një koment.
Glean Kushner –
Kisha vetëm një koment. Nuk është e drejtë të lësh mēnjanë autorë Brilantë si James Joyce, Kafka, Borges, Marquez etj, dhe të përfshish njerëz mediokër si Fahri Balliu apo Flori Slatina.
Emanuela Koka –
Shume terheqes per misterin qe permbante cdo pjese.
Zeri i lexuesit i pershtatet shume mire librit.
Faleminderit per punen tuaj 🙂