Victor Hygo lindi në Bezanson të Francës, më 26 shkurt 1802 dhe vdiq më 22 maj 1885. Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme për shkak të punës së babait i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane. Pas 3 vjetësh në Korsikë, 2 në Paris dhe disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris.
Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i “Odet”, të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeç. Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe prej këtyre arritjeve ai u bë pjesëtar i Akademisë Franceze në moshën 39-vjeçare. Romani “Notre Dame de Paris” dhe dramat “Lucrece Borgiaa”, “Marie Tudor” dhe “Le roi s´amusë” nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh.
Vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë kësaj kohë shkroi dhe romanin “Te mjerët”, i cili e beri të njohur edhe jashtë Francës.
Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.
Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj.
Duke shfaqur 4 rezultate