Dëgjo Librin!
Duhet të logoheni
Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]
Çfarë mendon një i dënuar me vdekje në orët e fundit përpara ekzekutimit?
Viktor Hygo ishte dëshmitar i disa ekzekutimeve me gijotinë që ndodhën në vitet 1820-1830. Atij u revoltua sidomos nga gjakftohtësia miratuese e spektatorëve që shijonin spektaklin.
Në Francën e shekullit të 19-të, një burrë i dënuar me vdekje shkruan mendimet, frikërat, ndjenjat dhe shpresat e tij gjatë orëve të fundit para ekzekutimit.
Libri përshkruan me një gjuhë mjeshtërore, ndryshimet që ndodhin në psikikën e të dënuarit në raport me botën jashtë, jetën e burgut, shpresat, pendimet dhe përjetimet më të thella të një burri të ri që, megjithëse nuk vuan nga asnjë sëmundje nesër do të vdesë! Në ditën që i dënuari do të ekzekutohet, ai takon vajzën e tij trevjeçare për herë të fundit. Ajo nuk e njeh më dhe i thotë se babai i saj ka vdekur. Romani përfundon menjëherë pasi ai kërkon falje shkurt, por në mënyrë të dëshpëruar dhe mallkon njerëzit e kohës së tij, njerëzit që dëgjon jashtë, duke bërtitur me padurim për spektaklin e prerjes së kokës së tij.
Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]
Duhet të jesh loguar për të postuar një koment.
Përshtypje
Nuk ka pershtypje ende.