Dëgjo Librin!
Duhet të logoheni
Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]
Një zotëri i huaj, konti i Monte Kristos, intrigon shoqërinë e lartë të Parisit me luksin e tij të jashtëzakonshëm, me sjelljet e tij të stërholluara dhe të habitshme, me gruan e re orientale, shqiptaren Haide, që jeton në hijen e tij. Kush, ndofta përveç konteshës së bukur dhe melankolike Dë Morserf, do të njihte tek ai marinarin e varfër Dantes, të arrestuar në Marsejë njëzet e tre vjet më parë? Përmes peripecive të një hakmarrjeje të pamëshirshme, në vëllimin e dytë shohim Parisin që gëlon. Burra të spitulluar, gra të shoqërisë së lartë, personazhe të dyshimta, dalë befas nga burgu, kryqëzohen me figurat e paharrueshme të bankierit politikan Danglar, prokurorit të egër Vilëfor, kontit kryelartë Dë Morserf, par i Francës… Romancieri i historisë, autori i Tre muskëtjerëve dhe i Mbretëreshës Margo, zbulon në këtë kryevepër një aspekt tjetër të gjinisë së tij: romanin e zakoneve dhe të mitikës shoqërore, të dhënë me një ndjenjë të pakrahasueshme veprimi dhe befasie.
Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]
Duhet të jesh loguar për të postuar një koment.
Klinti97 –
Keni bere gjene me te bukur me kete investim te leximit te librave,eshte nhe kryeveper,ju uroj shendet,flm.
Egly Saly –
Ju pergezoj per kete website! Gjithashtu lexuesja është e shkëlqyer.