Alber Kamy

Miti i Sizifit

(2 pershtypje degjuesish)

Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, nëse çdo hap do të ushqente shpresën për t’ia dalë mbanë? Nuk ka fat që të mos përballohet me anë të përçmimit. Sizifi është heroi absurd. Ai është i tillë si për pasionet edhe për vuajtjet. Përçmimi për perënditë, urrejtja për vdekjen dhe pasioni për jetën, bënë që të vuante dënim të paparë. Ky është çmimi që duhet paguar për pasionet e kësaj bote.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Alber Kamy

Albert Kamy lindi më 7 nëntor 1913. Në sajë të presionit të babait, i ndjek rregullisht studimet në universitet dhe diplomon për Filozofi. Në vitet tridhjetë ai kalon sprova të shumta në jetë dhe piqet nga përvoja gjithfarësheshe: shkruan tekste të vogla meditative me theks biografik, shtrohet në spital për tuberkuloz dhe i shpëton vdekjes, por jo kurimeve të vazhdueshme.

Harton romanin e rinisë "Vdekja e lumtur", të cilën nuk pranon ta botojë për së gjalli. Viti 1937 shënon çast vendimtar në jetën intelektuale të Kamysë. Boton librin "E mbrapshta dhe e mbara" me ese të rinisë. Ne vitin 1939 boton një tjetër libër me ese "Dasma".

Me pas punon në gazetat serioze te Algjerit dhe shkrimet e tij i boton në një përmbledhje "Aktualet".

Bëhet i njohur me 1942 me botimin e eseut filozofik "Miti i Sizifit". Po atë vit boton romanin "I Huaji", pasqyrë e brishtësisë së njeriut dhe e vuajtjes absurde.

Botimi i esesë "Njeriu i revoltuar" me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamyse sulmin e ashpër të intelektualeve te majte franceze.

Më 1957 suksesi letrar i Kamysë vlerësohet me çmimin Nobel. Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik më 4 janar 1960.

Përshtypjet (2)

2 përshtypje për Miti i Sizifit

  1. Eni Hodo

    🤩

  2. Marina

    😊

Shto një përshtypje