Ksenofon Krisafi

Organizimi politik në trojet shqiptare

Diplomacia europiane, e cila një shekull më parë, i sakrifikoi shqiptarët në emër të paqes europiane, pas më shumë se 100 vjetëve, vjen me një borxh të madh, me detyrimin e angazhimit serioz për zgjidhjen e drejtë të të ardhmes së tyre politike. Këtë borxh ajo nisi ta “shlyejë” me kontributin e jashtëzakonshëm që dha për fillimin e korigjimit të padrejtësisë, me krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Formimi i shtetit të dytë të shqiptarëve, në shkurtin e vitit 2008, si përmbushje e aspiratës dhe e përpjekjeve shekullore të pothuajse gjysmës së popullit shqiptar, është një hap i konsiderueshëm drejt zgjidhjes së çështjes shqiptare, por jo zgjidhja tërësore. Me këtë ngjarje, që ishte po aq madhore sa 28 nëntori i 1912, nisi ringjallja dhe ringritja e shqiptarëve, fatet e ardhme të të cilëve shpresohen të jenë të mbara, sepse kësaj here, ndryshe nga më parë ata kanë përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme të aleatëve të botës euro-atlan-tike, të SHBA dhe të vendeve të BE, me të cilët kanë instaluar dhe zhvillojnë një bashkëpunim të ngushtë e të dobishëm.

INTRO
 

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Ksenofon Krisafi

Prof. Ksenofon Krisafi është diplomuar si jurist në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Tiranës në vitin 1969. Ai ka fituar gradën shkencore «Doktor» në vitin 1993. Karrierën e tij të gjatë profesionale, Prof. Krisafi e ka filluar si punonjës shkencor në Sektorin Shkencor të Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike të Universitetit të Tiranës, ku ka punuar për mëse 12 vjet. Më pas, për gati 10 vjet deri në vitin 1993, ai do të atashohej pranë Ministrisë së Jashtme, fillimisht si përgjegjës i Byrosë Juridike, jurist e pastaj drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore dhe Traktateve Ndërkombëtare. Aktiviteti në Ministrinë e Jashtme do të vazhdonte më tej në vitet 1998-2002, me detyrën e ambasadorit dhe përfaqësuesit të përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrave të OKB-së dhe të OBT-së në Gjenevë.

Veprimtaria kërkimore e studimore e tij regjistron një listë të pasur shkrimesh, artikujsh, studimesh, punimesh e kumtesash të paraqitura në konferenca e kolokiume shkencore kombëtare e ndërkombëtare, si dhe librash e tekstesh universitare. Në vitin 2004 mori titullin « Profesor » dhe iu akordua titulli Doktor Honoris Causa nga Universiteti Sanctii Cirili i Maltës.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Organizimi politik në trojet shqiptare”