Prof. Ksenofon Krisafi është diplomuar si jurist në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Tiranës në vitin 1969. Ai ka fituar gradën shkencore «Doktor» në vitin 1993. Karrierën e tij të gjatë profesionale, Prof. Krisafi e ka filluar si punonjës shkencor në Sektorin Shkencor të Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike të Universitetit të Tiranës, ku ka punuar për mëse 12 vjet. Më pas, për gati 10 vjet deri në vitin 1993, ai do të atashohej pranë Ministrisë së Jashtme, fillimisht si përgjegjës i Byrosë Juridike, jurist e pastaj drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore dhe Traktateve Ndërkombëtare. Aktiviteti në Ministrinë e Jashtme do të vazhdonte më tej në vitet 1998-2002, me detyrën e ambasadorit dhe përfaqësuesit të përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrave të OKB-së dhe të OBT-së në Gjenevë.

Veprimtaria kërkimore e studimore e tij regjistron një listë të pasur shkrimesh, artikujsh, studimesh, punimesh e kumtesash të paraqitura në konferenca e kolokiume shkencore kombëtare e ndërkombëtare, si dhe librash e tekstesh universitare. Në vitin 2004 mori titullin « Profesor » dhe iu akordua titulli Doktor Honoris Causa nga Universiteti Sanctii Cirili i Maltës.

Showing the single result

Trego Filtrat