Alexandre Dumas ose Aleksandër Dyma – babai (Alexandre Dumas père) – 24 korrik 1802 – 5 dhjetor 1870) ishte shkrimtar i njohur franko-algjerian dhe autor i disa kryeveprave të letërsisë si “Konti i Monte Kristos” dhe “Tre Muskutjerët”.

Kohët e fundit sipas studjuesit Luan Rama, Paris një dorëshkrim i vjetër i shkrimtarit francez Aleksandër Dyma ka bërë të flitet sërish për Shqipërinë dhe shqiptarët. Bëhet fjalë për romanin e tij Ali Pasha, i cili është botuar dikur në gazetën e tij L’Indipendente. Dyma ishte një nga miqtë e afërt të Garibaldit dhe është e vërtetë që ai e ndihmoi atë jo vetëm më armë, por dhe përmes penës së tij të fuqishme, duke i bërë jehonë përpjekjeve të heroit italian për bashkimin e Italisë.

Ngjarjet në brigjet e Jonit dhe të Adriatikut do të tërhiqnin vëmëndjen e shkrimtarit të madh dhe dhe ai filloi të interesohej jo vetëm për fatin tragjik të Ali Pasha , por dhe për historinë heroike të suljotëve, shqiptarëve të jugut, apo fatit të vetë Shqipërisë, për të cilën, ai ishte gati të vihej në luftë.

Duke bërë një përshkrim të historisë shqiptare, Dyma flet me një simpati të veçantë për shqiptarët si popull. “Hakmarrja dhe dashuria janë pasionet thelbësore të shqiptarëve, – shkruan ndër të tjera ai. Si dhe zviceranët, shqiptarët janë njerëz të gëzuar dhe ashtu si ata, janë besnikë gjer në vdekje.

Duke shfaqur 2 rezultate

Trego Filtrat