U lind në Sheper të Zagorisë,[2] i biri i Harito Zakos, një tregtari duhani i cili punonte në Kavalë dhe Egjipt. Andon Zako, i njohur më vonë me emrin letrar Çajupi marrë nga emri i një mali në krahinën e Zagorisë,[3] mori mësimet fillore në shkollën greke në Nivan të Zagorisë.[4] Më 1882 u vendos në Aleksandri, ku studjoi frëngjisht për pesë vite tek Sainte Catherine des Lazaristes.[4] Gjatë qëndrimit të tij në Aleksandri u takua me mjaft avoketër të huaj, që i dhanë bindjen të vazhdonte studimet për jurisprudencë në Zvicër,[5] ku Çajupi shkoi më 1887 dhe vazhdoi studimet për pesë vite në këtë disiplinë. Atje takoi bashkëshorten e tij të ardhshme, Eugjeninë, me të cilën pati një djalë, Stefanin. Nga viti 1892 vdiq Eugjenia, që për të qe humbje tragjike.[4]
Patriotë të kolonisë shqiptare në Egjipt homazhe në varrin e Andon Zako Çajupit në Kajro në 21 vjetorin e
vdekjes (11 korrik 1930-11 korrik 1951).Në këtë përkujtim veprimtari i shquar për çështjen kombëtare shqiptare,patrioti lushnjar Qerim Haxhiu mbajti një fjalim mbi jetën dhe veprën e Andon Zako Çajupit.
U kthye në Egjipt ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare, duke u bërë një ndër figurat qendrore të kolonisë shqiptare në atë vend.[2] Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat.[4][2] Karriera juridike mori fund për shkak të një gabimi strategjik që bëri duke mbrojtur një shoqëri franceze kundër interesave të princit të Egjiptit, më pas iu përkushtua letërsisë.[4] Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj, e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”, e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu.
Veprat.
• Baba Tomorri që ndahet në tri pjesë: dashuria, atdheu dhe përralla të vërteta dhe të rreme’ (Kajro, 1902)
• Dhjata e vjetër e shfaqur ose Baba Musa lakuriq – satirë
• Burri i dheut – tragjedi (1908)
• Pas vdekjes – komedi
• 14 vjec dhëndër -komedi

Duke shfaqur 2 rezultate

Trego Filtrat