Biografia

Author Picture

David Ben Gurion

Ben-Gurion u rrit nga një Zionist entuziast. Si student në Universitetin e Varshavës, ai u bashkua me lëvizjen Zioniste-Marksiste Poale në vitin 1904. Ai u arrestua dy herë gjatë Revolucionit Rus të vitit 1905. Ai emigroi në Palestinën otomane në vitin 1906, ku u shokua nga krimet dhe anti-semitizmi i Europës Lindore, dhe u bë një nga drejtuesit kryesorë të Zionistëve Poale bashkë me Yitzhak Ben-Zvi.
Në Palestinë, fillimisht punoi në bujqësi, duke mbledhur portokallë. Më 1909 ai u bë vullnetar me HaShomer, një fuqi vullnetarësh që ndihmonte në mbikqyrjen e komuniteteve bujqësore të izoluara izraelite. Më 7 nëntor 1911, Ben Gurion shkoi në Selanik në mënyrë që të mësonte turqisht për studimet e tij për tu bërë jurist. Qyteti, që kishte një komunitet hebre të madh, e impresionoi Ben Gurionin që e quajti "një qytet hebre që nuk ka e shokun në këtë botë." Ai gjithashtu kuptoi aty që "Hebrenjtë ishin të aftë të kryenin çfarëdolloj pune," nga biznesmenë të pasur deri te tregtarë, mjeshtër zanatesh ose punë hamalli.[1]
Në vitin 1912, ai u shpërngul në Konstantinopojë (tani Stamboll), atëherë kryeqytet i Perandorisë Otomane, për të studiuar juridikun në Universitetin e Stambollit bashkë me Ben-Zvi dhe adoptoi emrin hebre Ben-Gurion, prej historianit mesjetar Yosef ben Gurion. Ai punoi gjithashtu edhe si një gazetar. Në vitin 1915, Ben-Gurion dhe Ben-Zvi u dëbuan nga Palestina, që prapë ishte nën sundimin otoman, për shkak të aktivitetit të tyre politik.
Kur u vendos në Nju Jork Siti më 1915, ai takoi Paula Munweis. Ata u martuan më 1917, dhe patën tre fëmijë. Ai iu bashkua ushtrisë britanike në vitin 1918 si pjesë e Batalionit të Legjionit Hebre (pas Deklaratës së Balforit në nëntor 1917). Ai dhe familja e tij u kthyen në Palestinë pas Luftës së Parë Botërore pas marrjes së saj nga britanikët.