Biografia

Author Picture

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj është një politikan kosovar. Ai shërbeu si Ministër i Punëve e Jashtme dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Enver Hoxhaj është Professor i Asocuar në Departmentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës. Nga vitit 2003 deri në vitin 2004 ai ka qenë bashkëpuntor shkencor në London School of Economics, pranë Qendrës për Studimin e Qeverisjes Globale. Publikimet e tij përfshijnë studime dhe artikuj mbi konfliktin etnik, kombin e nacionalizimin, intervenimin dhe qeverisjen ndërkombëtare të botuara në revista dhe botime perëndimore në gjuhën angleze dhe gjermane.
Me 22 shkurt 2011 z. Enver Hoxhaj u zgjodh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Enver Hoxhaj ishte pjesë e delegacionit kosovarë në të gjitha takimet. Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithëpërfshirës për pavarësinë e Kosovës.
Si Kryetar i Komisionit për Arsim, Kulturë e Rini në Kuvendin e Kosovës, ai ka paraqitur zërin më të fuqishëm për çështje të arsimit, rinisë dhe të modernizimit të Kosovës.