Hasan Bajo ka lindur në vitin 1952, në Shijak, nga prindër të shpërngulur nga Çamëria në fund të Luftës së Dytë Botërore. Mbas mbarimit të gjimnazit vazhdoi Institutin Pedagogjik trevjeçar të Shkodrës, në degën e Matematikës dhe të Fizikës.
Në vitin 1977 arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet heqje lirie për agjitacion dhe propagandë. Dënimin e vuajti në burgun famëkeq të Spaçit dhe në Qafë – Bari. Mori pjesë aktivisht në proceset demokratike të viteve ’90.
Në vitin 1992 pranoi detyrën e shefit të komisariatit të Sarandës. I zhgënjyer, dy vite më vonë dha dorëheqjen nga Ministria e Rendit Publik. Aktualisht jeton në SHBA, Nju Jork, së bashku me familjen, gruan dhe dy fëmijët. Romani “Lulet e pjeshkës” është romani i tij i parë.

Showing the single result

Trego Filtrat