Honore de Balzak është një nga majat më të larta të historisë romanit botëror. Ai lindi në vitin 1799, jetoi në epokën më të ndritur të letërsisë dhe arriti të ishte ylli më i ndritshëm i saj. Është autori i pavdekshëm i kryeveprave si Xha Gorioi, Evgjeni Grande, Fajdexhiu Gobsek, Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizanëve, Fshatarët, Dukesha dë lanzhe dhe pafund romane e novela që lanë gjurmë të pashlyeshme te lexuesi botëror.

Trego Filtrat