Janis Ricos (1909 – 1990) nuk është aspak i panjohur për lexuesin shqiptar. Një pjesë e madhe e veprave të tij poetike, janë sjellë në gjuhën shqipe gjatë një periudhe të rëndësishme kohore, gati pa ndërprerje, me pikënisje librin “Mëhallat e botës”, përkthyer nga Spiro Çomora, më 1961. Ajo çka e bën të dashur poezinë e Ricosit për përkthyesit shqiptarë, është fqinjësia me Greqinë, fryma e majtë e poezive, larmia e tematikave të tij, lirizmi mallëngjyes dhe bashkërenditja krahas poetëve më të njohur botërorë. Ricosi është ndër poetët grekë më të përkthyer dhe bashkë më dy nobelistët grekë, Odhiseas Elitis dhe Jorgos Seferis, përbën poetin e tretë grek, i cili ishte në prag të Nobelit, por që për shkak të frymës së theksuar politike të poezisë së tij, mbetet “nobelisti i panominuar”. Por, porsi poetët, Pablo Neruda (1953), Bertolt Brecht (1954), Luis Aragon (1957), Kostas Varnalis (1959) dhe piktori Pablo Pikaso (1962), Ricosi, do marrë në vitin 1977, “Çmimin Ndërkombëtar të Paqes Lenin”, i cili ishte çmimi më madhor i Bashkimit Sovietik dhe ekuivalenti i Nobelit.

Showing the single result

Trego Filtrat

EROTIKA