Janja Vidmar është autore e librit “Kebaria, vajza që lexonte bukur”. Një nga shkrimtaret sllovene më të vlerësuara të letërsisë për fëmijë e të rinj. Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovenë, ajo është edhe drejtuese e Seksionit të Letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Janja Vidmar ka shkruar mbi 50 libra, shumë skenarë, drama për teatër dhe ka marrë shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për veprat e saj, si Çmimin Večernica, 1998; Çmimin Desetnica, 2006; Večernica 2008; Medaljen e Artë në konkursin ndërkombëtar letrar “Parole Senza Frontiere” në Trento, Itali, më 1999 dhe 2003. Librat e Janja Vidmarit janë përzgjedhur në Listat e Nderit të Ibby-t.
Showing the single result