Leon Nikollajeviç Tolstoj, autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse. Në vitin 1910, në vitin e 81 të jetës, Leon Tolstoj e lëshoi shtëpinë dhe vdiq në rrugë, në stacionin Astapovo. Përse fundi i jetës së këtij autori të madh qe kaq i dëshpërueshëm dhe i dhembshem dhe ku qe nisur Tolstoji kur e braktisi shtëpinë?

Me 1863 Mbaron novelen “Kozaket” qe e kishte filluar shum koh me parë dhe po ne ket vit boton novelen tjeter me titull “Polikushka”.

Duke qenë në një gjendje te tillë lulzimi të forcave te tij ai fillon më 1864 punën e madhe dhe të gjatë të shkrimit të veprës së madhe Lufta Dhe Paqja, që e përfundon në vitin 1869. Pas përfundimit të kësaj vepre ai mendon për krijim e një vepre historike, por shpejt ndërron mendimin dhe më 1873 fillon punën për shkrimin e veprës monumentale “Ana Karenina” të cilën e përfundon në vitin 1877.

Pas vitit 1909 në ditarin personal të Tolstoit shihen gjithnjë e më shpesh shënimet në të cilat shpreh qëllimin për tu larguar nga familja, me pretekstin e mosmarrëveshjeve me gruan e tij. Në mëngjesin e 28 tetorit të vitit 1910 largohet fshehurazi nga Jasnja Poliana dhe pas disa ditësh në 7 nëntor 1910 vdes në një stacion të vogël të Astrapovos . Varrimi i tij bëhet në një pyll afër Jasnja Polianas, pa lejen e kishës zyrtare.

Duke shfaqur 2 rezultate

Trego Filtrat