Robert Littell (i lindur më 8 janar 1935) është një novelist dhe ish gazetar amerikan, i cili banon në Francë. Ai specializohet në romane spiunësh që shpesh kanë të bëjnë me CIA-n dhe Bashkimin Sovjetik.
Littell ka lindur në Bruklin, Nju Jork, në një familje hebreje me prejardhje hebraike ruse. Ai është diplomuar në Universitetin Alfred të Nju Jorkut në 1956. Litell kaloi katër vjet në Marinën e SHBA-ve dhe shërbeu disa herë si lundrues i anijes së tij, oficer i luftës kundër zjarrit, oficer i komunikimit dhe oficeri i rojes në kuvertë.
Më vonë Littell u bë gazetar dhe punoi shumë vite për Newsweek gjatë Luftës së Ftohtë. Ai ishte një korrespondent i huaj për revistën nga viti 1965 deri më 1970.
Littell është një alpinist amator dhe është babai i romancierit të vlerësuar me çmime Jonathan Littell. Vëllai i tij, Alan Littell (i lindur më 1929) është gjithashtu autor dhe gazetar.
Është kunati i shkrimtarit francez Bernard du Boucheron.
Showing the single result