Stefan Cvajg lindi më 28 nëntor të vitit 1881 në Vjenë, Austri dhe vdiq më 23 shkurt 1942 në[Rio de Janeiro]], Brazil. Ishte një ndër shkrimtarët më të shquar austriakë.

Stefan Zweig (i njohur më shumë si Stefan Cvajg), është një nga shkrimtarët më të njohur në botë, I viteve 20-të dhe 30-të. Ai shkroi novela dhe tregime, si edhe shumë biografi të figurave të njohura të historisë së botës, ndër të cilat më e famshmja është biografia e Mary Stewart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshës Mari Antuanete. Fillimisht veprat e tij u botuan në gjuhën angleze nën pseudonimin ‘Stephen Branch’ (Stefan Brenc – përkthim i emrit origjinal).
Ai ishte i biri i Moris Zweig, pasanik hebre i cili prodhonte tekstile si dhe i Ida Brettauer, e bija e një familjeje bankierësh italianë. Edhe pse rridhte nga familje hebraike, feja nuk luajti ndonjë rol në edukimin dhe formimin e Cvajg. ‘Feja ime ishte thjesht një rastësi si rjedhojë e prejardhjes sime’ – është shprehur ai gjatë një interviste. Cvajg studioi filozofi dhe histori letërsie si dhe ishte pjestar i lëvizjes avangarde “Viena e Re”. Edhe pse esetë e tij botoheshin në ‘Neue Freie Presse’, botuesi i së cilës ishte udhëheqësi zionist Teodor Herzl, ai nuk ishte i ndikuar nga nacionalizmi hebraik i Herzlit. Cvajg-u e braktisi Austrinë pas ardhjes në fuqi të Hitlerit. Gjatë kësaj periudhe ai u mbështet botërisht nga kompozitori Richard Shtraus, i cili refuzoi të hiqte emrin e Cvajgut nga parrullat për prezantimin e operas së tij ‘Gruaja e heshtur’ (Die schweigsame Frau_) në Dresden. Për këtë arsye Hitleri nuk e ndoqi hapjen e operistikës së muzikantit më të madh të kohës së tij si dhe pas tre shfaqjesh opera u ndalua.

Showing the single result

Trego Filtrat