Jules Verne (Zhyl Vern) (8 shkurt 1828 – 24 mars 1905) ishte një shkrimtar i njohur francez. Ai është konsideruar “babai” i fantashkencës. Është autori i dytë më i përkthyer i të gjitha kohërave, menjëherë pas Agatha Christie, me 4162 përkthime. Shpikjet e përshkruara në shumë prej librave të tij më të famshëm tashmë janë bërë realitet dhe veprat e tij kanë frymëzuar breza të terë krijuesish e shpikesish.

Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantes, në Francën Perendimore. Ai ndoqi hapat e babait të tij dhe filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre-Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë. Pas suksesit të librave të tij, Zhyl Verni fitoi popullaritet në gjithë botën. Ai u tërhoq nga jeta publike dhe bleu një shtëpi në Amien, një qytet i qetë bregdetar. Këtu ai filloi të rregullonte marrëdhëniet me disa nga anëtaret e familjes me të cilët s`kishte marrëdhënie të mira (përfshire dhe djalin e tij) si dhe u frymëzua për disa nga kryeveprat e tij. Zhyl Vern vdiq në Amien më 1905 dhe u varros në këtë qytet.

Showing the single result

Trego Filtrat