–Zyba Hysen Hysa lindi në fshatin Kokrevë të rrethit Librazhd më, 26 qershor 1955. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas në Elbasan, ku në vitin 1974 merr diplomën e mësuesisë. Në 1979 mbaron kursin filozofik dhe më pas ushtron profesionin e mësuesisë në lëndën gjuhë shqipe, në fillim në Vulçan, Polis Gostimë të Librazhdit dhe që nga viti 1999 në Vlorë.
Krahas punës së mësuesisë, që nuk u nda për asnjë çast, ajo ka qenë aktiviste e rinisë duke u zgjedhur deri në forumet më të larta. Së fundmi aderoi në Shoqatën për Identitet dhe Bashkim Kombëtar (SHIBK), nga e cila dha dorëheqjen me daljen në skenë të Kreshnik Spahiut që bashkoi gjithë shoqatat patriotike në partinë politike “Aleanca Kuq e Zi”, të cilën e denoncoi si antikombëtare që në embrion.
Që nga viti 2010 anëtare e Institutit të Integrimit të Kulturës Mbarëkombëtare Shqiprare, ku ka dhënë një kontribut të çmuar me veprimtarinë e saj në të gjitha trojet etnike shqiptare.
Në ditën e shpalljes së pavarësisë Së Kosovë, ajo ka dorëzuar flamurin për Bashkimin e Kombit te kulla e Jasharëve.
Ka qenë bashkëpunëtore në revistën për fëmijë “Vala e kaltër”, drejtuese e emisionit për fëmijë “Drita e diturisë” në TV “Vlora Channel” Vlorë.
Krijimet e para poetike i ka botuar qysh në vitin 1972 në gazetën “Shkumbini” të Elbasanit.
Në vitin 1978, pasi dërgon për botim poemën “Me ju nuk jemi krushq” në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, i kthehet përgjigjja: “Kujdes, ke frymë moderniste në poezi!” dhe që nga ajo ditë nuk botoi më.

Showing the single result

Trego Filtrat